Femijet me SIDA Pipero Su infektuan ne operacion po hetojme shkaqet

Femijet me SIDA, Pipero: S'u infektuan ne operacion, po hetojme shkaqet
Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Piero, ka reaguar sot mbi deklaratat për mundësinë e infektimit të dy fëmijëve me virusin HIV/AIDS gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.Në një deklaratë për mediat ai ka theksuar se fëmijët nuk mund të jenë infektuar gjatë operacionit, pasi sipas tij ata nuk kanë marë fare gjak.

Ndërkohë Piero u shpreh se po vijon punë për të indetifikuar burimin e virusit për dy fëmijët, njëri prej të cilëve është tre vjeç.

Skandali u bë publik dje gjatë seancës dëgjimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Sipas koordinatores së Programit, Marjeta Dervishi, fëmijët nuk janë infektuar nga prindërit e tyre dhe ka shumë mundësi që virusi të jetë mërrë gjatë kurimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama