Truri i tyre eshte me i hapur dhe fleksibel pasi neurotransmetuesit qe jane substanca kimike qe pengojne neuronet te aktivizohen, ndodhen me pakice tek femijet. “Nese tek te rriturit kujdesi sherben si nje rreze per te ndricuar nje pjese te caktuar te realitetit, tek femijet e vegjel nuk kemi te bejme me nje rreze por me nje drite te shperndare ne te gjithe realitetin qe na rrethon”, sqaron psikologia Gopnik.
Sipas saj, ne nje shetitje me nje femije dy vjecar, ai shikon gjera qe ne nuk mundemi t’i shikojme, pasi cdo moment eshte si nje Disneyland per ta. “Ne perqendrohemi ndersa ata shperqendrohen. Ndoshta ne e arrijme nje objektiv, por ata pasurohen me shume”, shton Gopnik.