Të gjithë bebet janë të ekspozuar dhe të rrezikuar, me propabilitet të lartë për t’u prekur”, tha Dr. Tina Hartert, drejtoreshë e Qendrës për Kërkimet e Azmës, në Universitetin e Vanderbilt. Sipas saj, në përgjithësi inftantët janë të ndjeshëm ndaj simpotmave të azmës, por në muaj e dimrit ky rrezik shtohet pasi ndikojnë shumë infeksionet virale që janë më të shpeshta në këtë stinë.
Për të arritur në këtë përfundim mjekët-studiues analizuan 95 000 të porsalindur dhe nënat e tyre. Rezultoi se bebet e përfshira në studim kishin kaluar bronshit ose infeksion të gjatë në rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu secili prej tyre ishte prekur të paktën një herë nga gripi. “Çfarë kemi mundur ne të shohin në kohën e lindjes. Që fëmijët që lindin në dimër janë jashtëzakonisht të riskuar nga infeksionet virale dhe për pasojë edhe nga azma”, tha Dr. Hartert.
Gazeta: Shekulli