Femijet shpallin fituesen e Festivalit Mbarekombetar

Femijet shpallin fituesen e Festivalit Mbarekombetar

Kënga fituese e këtij festivali u shpall ajo me titull “Mami, mami, ma”, interpretuar nga vogëlushja Eda Muça, kompozitor Ylli Kalaja, orkestracion Alfred Kaçinari dhe tekst Aulon Kalaja. Në Teatrin “Migjeni” në Shkodër u mbajt për të 52-ën herë Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve për tri net me radhë. Atmosfera ishte e ndezur nga këngëtarët që merrnin pjesë nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Mali i Zi dhe diaspora, këngë të interpretuara live. Si gjithmonë, ky aktivitet mbante vulën e Drejtorit të Festivalit, Kujtim Alija, po ashtu nuk mungonte edhe Udhëheqësi Artistik, Roland Guli, Redaktori Përgjegjës Bardhyl Hysa. Por nuk mungonte as firma e regjisorit Osman Mula.

 

Skenari u shkrua nga duart e Manjola Llojës, koreografia nga Adnand Kastrati, ndërsa koreografia u punua mjeshtërisht nga Vladimir Saiti. Elementi i veçantë i këtij festivali ishte edhe kori i fëmijëve shkodranë, i cili përbëhej nga rreth 95 solistë që kanë kaluar audicionet midis 300 fëmijëve. Në garë gjithsej konkurronin plot 24 këngë, me autorë të njohur si Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Ylli Kalaja, Edmond Zhulali, Naim Krasniqi dhe autor tekstesh, si Jorgo Papingji, Agim Doçi, Mimoza Bici dhe Aulon Kalaja. Kënga fituese e këtij festivali u shpall ajo me titull “Mami, mami, ma”, çmim që u dorëzua nga zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni, ndërsa vetë fëmijët ishin juria e festivalit. Kënga interpretohej nga vogëlushja Eda Muça, me kompozim të Ylli Kalasë, orkestracion Alfred Kaçinari dhe tekst Aulon Kalaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama