Kapiteni i Aston Villa është pezulluar nga skuadra pas zbulimit të disa fotove ku ai shfaqej mes femrash e alkooli në një nga hotelet e Londrës.
Kjo sjellje e sulmuesit është kritikuar nga mjaft, aq sa i ka kushtuar atij pozicionin në skuadër.
Një deklaratë zyrtare thuhet se 'Aston Villa Football Club' sot ka pezulluar Gabby Agbonlahor në pritje të një hetimi të brendshëm.
Tashmë janë duke u hetuar pretendimet lidhur me sjelljen e tij në fundjavë. Nuk do të ketë asnjë koment shtesë nga klubi në lidhje me këtë çështje, derisa hetimi të ketë përfunduar.