Femra e pagabueshme

Femra, e pagabueshme
Midis gjithë cilësive të tjera që zotëron natyra e një femre, kohët e fundit është zbuluar edhe një tjetër, që ka të bëjë me e zgjedhjen e partnerit në bazë të instinktit të saj. Interesi i një femre për një mashkull bazohet në elementë të caktuar që dallojnë në fytyrën e tij dhe që tregojnë si nivelet e testosteronit të tij, por edhe gradën e interesimit të tij për të bërë fëmijë.

Këto të paktën kanë rezultuar nga studimi e bënë shkencëtarë nga Universiteti i Kalifornisë. Studiuesit shpërndanë fotografi e të tipave të ndryshëm të meshkujve te 29 studente që t'i vlerësonin, në varësi të përshtypjes që u linte çdo mashkull në lidhje me: interesin e tij për fëmijët, burrërinë e tij dhe se sa tërheqës dukej.

Ata panë se, meshkujt që u zgjodhën si partnerët idealë për të pasur fëmijë me to, ishin ata që kishin deklaruar që në fillim më shumë interes të kishin fëmijë në të ardhmen. Ata që u konsideruan më shumë burrërorë, ishin ara që kishin nivelet më të larta të testosteronit në organizmin e tyre, ndërsa më tërheqës u vlerësuan ata që kaluan edhe testet e dëshirës për të pasur fëmijë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama