Femrat E dua nje mashkull mik te dashur dhe burre

Femrat: E dua nje mashkull mik, te dashur dhe burre
Mashkulli modern u pëlqen të gjithave, në veshje, në sjellje si dhe ekonomikisht. Mashkulli i sotëm duhet të jetë modern, duke pranuar kurthin ose kushtin e një shoqërie që i kërkon t’i dedikohet ekskluzivisht parasë, përfitimit, interesit. Mashkullin modern femrat duan ta kenë mik, të dashur, bashkëshort, bashkëbisedues. Kërkohet, joshet, adhurohet dhe mitizohet.

Cili është mashkulli modern sot?

Energjik e i suksesshëm, joshës e transformues, femëror e fantazues, ambicioz e politikisht i impenjuar, ironik e mbi të gjitha modern, kjo është lista e epiteteve që mashkulli i çdo epoke do i vishte vetes me shumë dëshirë. Mjafton t’i shëtisësh për pak orë pub-et më “cool” të kryeqytetit e të kalosh pak kohë në shoqërinë e tyre, për të kuptuar se dy stile jete mashkullore po pushtojnë vendin tonë modest, mashkulli “bohemian”.

Ashtu si dhe moda që nuk bën gjë tjetër veçse rikthen stilet e mëparshme nën freskinë e kërkesave sociale, ashtu dhe mashkulli ynë modern po evokon pothuajse mënyrën e jetesës së dy shekujve më parë, kaq të përfolur e të ndryshëm mes tyre, me një dëshirë të vazhdueshme për t’ju përshtatur së sotmes e pse jo dhe të ardhmes. Po flasim për ata meshkuj për të cilët stili është gjithçka.

“I shëmtuari mbulohet, i pasuri e budallai dekorohen. Eleganti vishet. E eleganca nuk konsiston shumë në veshje sesa në mënyrën e mbajtjes së saj. Indiferenca në veshje është një vetëvrasje morale e veshja është një shprehje e shoqërisë”. Me këto fjalë, pjesë e tekstit “Traktati i jetës elegante” pothuajse një shekull më parë i Honorè de Balzak, përpiqej të bindte lexuesit se stili i jetës elegante është një kategori e ekzistencës, i destinuar t’i mbijetojë çdo revolucioni.

Ky mashkull për të cilin shprehet Balzak e që i kundërvihet me shumë dëshirë, ka një kufi të nënvizuar mirë midis inteligjentit, njohësit të botës, zotërues i shijes e i kulturës dhe gjithë grupit të të pasurve të rinj, të sapo futur në shoqëri, të dallueshëm nga vulgariteti e korrupsioni.

Fizikisht “mashkullin modern” është e lehtë ta njohësh: perfekt në veshje ekskluzive të një tipi marke, pothuajse përherë me xhaketë e kravatë, që edhe pse nuk janë komode, për të janë shumë më moderne sesa një xhaketë “jeans”, me flokë të sistemuar mirë, duar të kuruara, me një lëkurë të lëmuar, pothuajse gjithmonë i nxirë nga efekti i llambave diellore. Përherë i qetë, i zënë në telefonata të vazhdueshme pune, i lodhur nga të paaftit që e rrethojnë e me një vetëbesim të admirueshëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama