Femrat e bukura kane prirje per tradhti
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Është interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato. Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim. Të njëjtat femra janë pyetur se sa janë të kënaqura me partnerin e tyre dhe a mendojnë për tradhti. Rezultatet kanë treguar se studentet më tërheqëse kishin qenë më të pakënaqura me meshkujt e tyre.