Studimi u publikua në “Psychilogical Science”, një e përjavshme e Shoqatës së Shkencave Psikologjike. Një grupi prej qindra vullnetarësh iu kërkua që të identifikonin një grup fotografish, të kthyera përmbys. Studime të mëparshme mendore kanë treguar se për arsye të paqarta plotësisht, një person i zakonshëm nuk mund të identifikojë një fotografi njeriu të kthyer përmbys pa u përqendruar, ndërsa një vështirësi e tillë nuk ndodh me pamjet e objekteve.
Qëllimisht, midis imazheve të disa sendeve, ne studim ishin përzgjedhur edhe ato të disa modeleve dhe femrave e meshkujve me bukuri të spikatur. Me shumicë dërrmuese, vullnetarët identifikonin njësoj si objektet fotot e femrave tërheqëse, ndërsa tek meshkujt, nuk ndodhte i njëjti fenomen.