Femrat i urrejne fotografite e tyre

Femrat i urrejnë fotografitë e tyre
Ajo do të buzëqeshet para aparatit, por kur do t’ia tregoni fotografinë që ia keni bërë, ajo buzëqeshje do të tretet. Gjysma e femrave janë aq vetëkritike, saqë urrejnë ta shohin veten në fotografi. Tre të katërtat e tyre janë të vetëdijshme për këtë gjë, ashtu që gjithmonë tentojnë të shmangin fotografimin me femrat tjera.

Një hulumtim ka treguar se kur femra e shikon fotografinë e saj, më së shpeshti nuk është e kënaqur për buzëqeshjen. Shumica e tyre do të thonë se edhe dhëmbët nuk i kanë të bardhë sa duhet. Ndërsa atëherë kur nuk qeshin duke u fotografuar, ato do të ankohen për sytë që nuk i kanë të hapur sa duhet, ose do të flasin për rrobat jo të mira që i kanë pasur kur e kanë bërë atë fotografi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama