Të 274 pjesëmarrësve në studim, 53% femra dhe 47% meshkuj, iu kërkua që të punonin secilit dhjetë minuta pa ndërprerje në fusha që i përkisnin. Të gjitha fushat lidheshin me shërbimet financiare, produkte konsumi, çështje të shëndetit dhe energjisë. Studimi tregoi se femrat punonin realisht gjatë 10-minutëshit për një kohë prej 4,9 minutash, ndërsa meshkujt për 4.3 minuta. Përsa i përket punës në grup, dy femra punonin realisht mesatarisht 4.0 minuta, në 10 minuta qëndrim përpara kompiuterit, ndërsa meshkujt 3.6.
Megjithatë, prania e një femre, e bën edhe më të dobët performancën e meshkujve, aftësia e të cilëve për punë, në një situatë grupi mashkull-femër, bie në 2.6 minuta në dhjetë të tilla mesatarisht. Jo vetëm që përqendrimi dhe rendimenti i femrave, sipas këtij studimi, është më i lartë, por edhe përkushtimi i tyre ndaj detyrës është më i lartë. Në një pushim fiktiv, të cilit i jepej punonjësve në këtë studim, vetëm 38% e femrave kalonin kohën e tyre të pushimit larg vendit të punës, me pjesën më të madhe që qëndronin në vendet e tyre të punës, ndryshe nga 52% e meshkujve, të cilët preferonin të largoheshin.