Profesoresha Kristin Nef, për vite të tëra e ka analizuar ndikimin e normave kulturore dhe tradicionale në vetëbesimin e femrave. “Gjithmonë na mësojnë se si duhet të jemi të mira me të tjerët, të jemi miqësore, të marrim parasysh dëshirat e të tjerëve dhe të dimë të falim.
Por, në fund të ditës, femra e cila vazhdimisht sillet mirë ndjen një zbrazëti në vete dhe është edhe e frustruar për shkak të mosplotësimit të dëshirave të saj personale”, thotë profesoresha Nef.