Dy të tretat e grave të anketuara kanë deklaruar se vlerat dhe interesat e përbashkëta kanë më shumë rëndësi për lidhje, sesa pamja e jashtme. Rezultatet e këtij studimi janë në kundërshtim me publicitetin që kohëve të fundit kanë marrë gratë “cougar”, sikur që janë Demi Moore dhe Madonna. Bile, ekziston edhe një seri TV që quhet “Cougar Town”.
Edhe studimi që është bërë nga ueb sajti “Matchaffinity.com”, që ka për qëllim ndihmën në zgjedhjen e partnerëve, ka treguar se ¾ e femrave britanike duan që të jenë në lidhje me meshkuj të moshës së tyre.
Psikologja Cecilia d’Felice thotë:
- Çelës për një lidhje të suksesshme është gjetja e dikujt që ka “gjatësi të njëjtë valore”. Edhe pse disa çifte me sukses kalojnë barrierën e dallimit në moshë, shumica e njerëzve preferojnë dikë me moshë sikur të tyren, për shkak të përvojës dhe pikëpamjeve rreth botës, që janë të ngjashme me të tyret. Të jesh në lidhje me ndonjë mashkull 20 vjeçar, i cili nuk di si ndizet makina për larjen e rrobave, mund të duket ide e mirë, por për shumë gra kjo nuk është aspak argëtuese.