E veçanta e ketij viti është se për herë të parë çmimi Nobel i Paqes u është ndarë tri femrave për përkrahjen e të drejtave të njeriut.
Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, avokatja për paqe e Liberisë, Leymah Gbowee dhe aktivistja nga Jemeni Tawakkul Karman, janë përzgjedhur nga komisioni në Oslo për dhënien e çmimit për "luftën paqësore për sigurinë e grave dhe për të drejtat e grave për pjesëmarrje të plotë në punën e ndërtimit të paqes."
"Bota nuk mund të arrijë paqe të qëndrueshme dhe demokraci, nëse gratë nuk marrin të njëjtat mundësi si burrat për të ndikuar në zhvillime në të gjitha nivelet e shoqërisë," tha komiteti.
Të tre gratë do të marrin nga 10 milionë korona që i bie 1.500.000 $. "Unë jam shumë shumë e lumtur për këtë çmim," tha Karman . Ajo po ashtu u deklarua se
çmimin e fituar do ta japë për të rinjtë e revolucionit në Jemen dhe për popullin e Jemenit.
Shumë media sugjeruan të kemi fitues ndërmarrësin Mark Zuckerberg, sepse Facebook dhe Twitter ishin mjete shumë të fuqishme të komunikimit masiv gjatë shumë kryengritjeve si ajo e Pranverës Arabe.
Kjo nuk u morr në konsideratë nga Komiteti, sepse ata menduan se rrëzimi i regjimit në masë u mundësua nga njerëzit e jo nga teknologjia që u përdor.