1) Merrni numeratorin telefonik dhe telefonojini te gjitha mikeshave te cilat nuk i keni pare prej kohesh dhe keni shume mall e deshire per t’i takuar: eshte momenti i duhur per te shijuar nje aperitiv, per te vizituar nje ekspozite, per te shkuar ne kinema, ose per te ngrene nje darke bashke. Nuk keni pse t’i jepni shpjegime te dashurit tuaj, i cili as qe do t’ua vere veshin, Te jeni te sigurta per kete.
2) Prenotoni nje tavoline ne restorantin qe ju pelqen dhe shkoni bashke me nenen. Ndoshta i dashuri juaj ua kishte premtuar me pare, por tani nuk mundet, sepse nuk ka kohe. Gjithashtu per te kaluar keto dite te nxehta qershori mund t’i dhuroni vetes nje mbremje relaksi duke bere masazhe.
3) Blini nje televizor te vogel dhome. Gjate mbremjeve me shi, ose atyre te mbushura me pune, mund te shihni filma ne DVD ose serialet tuaja te preferuara, sepse televizori i madh ne sallon eshte ne duart e te dashurit tuaj dhe shokeve te tij.
4) Punoni gjate gjithe kohes dhe ftoni ne shtepi ndonje shok tuajin per te pare se bashku nje ndeshje. Te pakten per nje nate e keni shtepine dhe televizorin te gjithin per vete.
5) Keni per te bere ndonje pune (ne kuzhine ose tualet) ne shtepi (per te cilen partneri juaj nuk eshte dakord) ose deshironi te beni pushime te shtrenjta ne nje hotel luksoz (per te cilat ai nuk deshiron te shpenzoje)?. eshte momenti i duhur per te diskutuar rreth kesaj çeshtjeje. Nuk keni pse te ndiheni ne siklet, edhe pse e gjithe vemendja e tij eshte e perqendruar te sporti dhe kjo do t’iu ndihmoje qe pergjigjja e tij te jete “Po”. Nje fjale e urte thote: “Hekuri rrihet sa eshte i nxehte”. Nese skuadra e tij e zemres humbet, te pakten ju e keni diskutuar problemin dhe keni marre pergjigje pozitive.
6) Mbajeni bosh frigoriferin. Duke bere pazar, do t’u mbushni mendjen miqve te partnerit se tek ju hahet mire dhe pihet pafund. Keshtu lista do te shtohet dita-dites.
7) Blini fustanin, kepucet dhe çanten qe keni pare bashke, por qe nuk ua plotesoi deshiren, sepse ishin pak te kushtueshme. Gjate diteve te nxehta te Boterorit ai nuk do ta vere re, sepse nuk ka kohe t’iu kontrolloje juve dhe garderoben tuaj.
8) Mos i kerkoni te ushqeje femijet dhe te kujdeset per ta: mund t’iu thote per momentin po, por sa te largoheni ju, nuk do te kujtohet me per ata, para se te perfundoje ndeshja. Gjithashtu mund te ndodhe qe kur te ktheheni ne mbremje vone ne shtepi, mund t’i gjeni femijet zgjuar, edhe pse zakonisht flene ne oren 9:00.
9) Gjate diteve te Boterorit, mos i bini ne qafe bashkeshortit ose partnerit. Lereni t’i shohe te gjitha ndeshjet, replikat, komentet: nuk do t’iu sherbeje asgje qe ta ndaloni, perveçse do te nxisni ndonje zenke te forte. Ngushellohuni me faktin qe kur maratona e Boterorit te kete perfunduar, telekomanda e televizorit do te jete per nje muaj ne doren tuaj, natyrisht jo gjate veres, sepse nuk keni ç’te shihni, por ne vjeshte, shtator-tetor, kur fillon sezoni i ri i programeve. Detyra juaj eshte t’ia beni kete gje te ditur qe tani, ne menyre qe me vone te mos keni keqkuptime.
10) Keshilla e fundit eshte qe te gjitha vajzat qe kane te dashur, por nuk mund t’i takojne per shkak se baballaret nuk i lene, eshte momenti i duhur t’i pervisheni punes. Nuk duhet te humbisni me asnje sekonde. Nese deri tani keni flirtuar ne internet, mos vazhdoni me. Nuk duhet te keni frike, sepse baballaret nuk do t’iu bejne asnje pyetje dhe nuk do te dyshojne sepse e kane mendjen te topi i futbollit qe rrotullohet dhe perfundon ne rrjete. Jepini mundesi vetes te shijoni nje mbremje te magjishme, pasi keni shume kohe qe dilni fshehtas dhe me gjak te ngrire nga frika se mos zbuloheni.