“Me të marrë vendimin për të pasur një lidhje tjetër jashtë asaj që kanë, femrat kanë mundësi shumë më të mëdha se meshkujt për të kontrolluar situatën”, thotë Emily Pope, një prej drejtuesve të faqes Undercover Lovers, i cili komenton rezultatet e studimit. Studimi nxjerr në pah se femrat që tradhtojnë më shumë janë ato që i përkasin moshës së re (mesatarisht 37 vjeç), ndryshe nga meshkujt që tradhtojnë në moshë pak më të madhe (42 vjeç).
Megjithatë, femrat dhe meshkujt tradhtojnë për arsye të ndryshme. Për meshkujt, motivi është në shumë raste tërheqja seksuale ndaj një gruaje tjetër, por edhe monotonia në martesë, e shpeshherë edhe nevoja për të ushqyer egon e tyre. Ndërsa për femrat, arsyet janë të tjera. Ato janë në mënyrë konstante në kërkim të stimujve emotivë, marrëdhënieve sentimentale dhe dëshirës për të përmirësuar vetëvlerësimin. Po hipokrizia? 41 % e femrave deklarojnë se do të kërkonin divorcin nëse zbulojnë tradhtinë e partnerit, ndërsa për meshkujt kjo shifër ndalet në 29 %.