Femrat vetmitare meshkujt gjuetare

Femrat vetmitare, meshkujt gjuetarë
 Kjo gjë është vërtetuar dhe në studimin e fundit të kryer mbi sjelljet seksuale për femrat dhe meshkujt në Amerikë. Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre.

 Meshkujt, përkundrazi vazhdojnë të mbeten gjuetarë. Fakti që mund të jenë të lidhur me dikë, duket se nuk është një pengesë që të ndiejnë një tërheqje ndaj një tjetër femre të bukur. Kështu pra, pasi ajo ka vënë në gisht unazën e martesës, në kuptimin metaforik, femra e humbet interesin për të tjerë partnerë të mundshëm, ndërkohë që mashkulli qëndron gjithmonë i ndjeshëm ndaj hireve të "tjetrës". Asgjë tjetër si fusha e tërheqjes fizike nuk mund të tregojë më mirë se Marsi dhe Venusi janë dy planete të ndryshëm. Studimi i fundit në këtë aspekt vjen nga "Kinsey Institute for Research in Sex, Gender and Reproduction", në Indiana University, SHBA.

Kërkimi i udhëhequr nga Heather Rupp është publikuar në "Human Nature" dhe është realizuar me mbi 59 meshkuj dhe 56 femra të moshës nga 17 deri në 26 vjeç. Të rinjve u janë propozuar 510 foto të subjekteve të seksit të kundërt, duke u kërkuar atyre që të vlerësonin sa më shpejt të jetë e mundur tërheqjen dhe efektin e përgjithshëm që i sillte imazhi i mashkullit apo i femrës. Në momentin e testit, 38% e femrave kanë deklaruar që ishin të lidhura sentimentalisht, kundër 40% të meshkujve. Nga rezultatet e kërkimit ka rezultuar se femrat, pavarësisht nga fakti se kishin ose jo partner, tregonin një interes të ngjashëm në vlerësimin mbi të qenit mashkull dhe kënaqësisë estetike nga imazhet e treguara.

Por, vullnetaret beqare kanë shpenzuar më shumë kohë në vlerësimin e imazheve të meshkujve në krahasim me koleget e lidhura, duke treguar më shumë interes për fotot e paraqitura. Ndërkohë që ndër subjektet e seksit mashkullor, përkundrazi, nuk është dalluar asnjë ndryshim mes atyre beqarë dhe atyre të lidhur: interesi i tyre në lidhje me fotot ka rezultuar tërësisht i pavarur nga fakti që kishin ose jo një partnere. "Këto rezultate mund të kenë ardhur nga diferencat e lidhura me seksin, në mënyrën e të vënit në përdorim të një strategjie riprodhimi. Këto strategji duket se bashkëveprojnë në nivelin e procesit konjuktiv të njohjes së një partneri potencial, duke kontribuar në ndryshimet mes meshkujve dhe femrave në sjelljet dhe mekanizmat e tërheqjes seksuale", - shpjegon Rupp.

 Fakti që mes femrave nuk janë dalluar diferenca në vlerësimin e tërheqjes të një fytyre mashkullore, por që beqaret i kanë dedikuar më shumë kohë në studimin e fotove, sugjeron se statusi "e lidhur" ka një impakt të thellë në nivelin konjuktiv. Rezultatet e studimit konfirmojnë faktin që femrat janë në përgjithësi më të përfshira se meshkujt në lidhjet romantike dhe që kjo "determinon një rënie të vëmendjes në tërheqjen në lidhje me partnerë të tjerë potencialë", - tregon kërkuesja.



SummerPages

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama