Fenomenologjia e dites me te bukur

Fenomenologjia e ditës më të bukur
Fjala "martesë" vjen nga latinishtja, "matri munus", ("detyra e nënës"), ose më saktë edhe "matrem munere", ("të mbrosh nënën").

Përcaktimet e martesës ndryshojë historikisht si mes shumë kulturave ashtu edhe brenda një kulture të vetme. Në çdo rast kjo zyrtarizon dhe stabilizon, në terma juridikë ose fetarë, një lidhje mes dy individëve të gjinive të ndryshme (një burri dhe një gruaje), e cila ndoshta kjo lidhje mund të jetë edhe kontratë. Arsyet që çojnë në zyrtarizmin formal të një lidhjeje janë të ndryshme dhe zakonisht jo unike: arsye sentimentale dhe/ose seksuale (të miratuara shoqërisht), arsye ekonomike (trashëgimore) dhe/ose politike, arsye besimi.

Koncepti i martesës është i lidhur me atë të familjes: dy partnerët formojnë një bërthamë familjare që shpesh zhvillohet me fëmijët. Tradicionalisht, martesa ka qenë një kusht i domosdoshëm për të krijuar një familje, ndaj ajo nuk u shërben vetëm interesave të dy individëve, por edhe atyre të fëmijëve e gjithashtu shoqërisë në të cilën bën pjesë.

Gjithsesi, në ditët tona martesat janë më pak të preferuara, e në rast se ato ndodhin njerëzit janë të prirur të shpenzojnë shumë para, për të festuar në mënyrë të denjë e për ta bërë të paharrueshme "ditën e tyre më të bukur". Ato u drejtohen agjencive të specializuara që organizojnë për tri ditë ceremoni ‘non-stop‘ (pa pushim). I veshin partnerët me kostume mesjetare, në vend të makinave kanë karroca të zbukuruara bukur që tërhiqen nga tetë kuaj, ndezin fishekzjarrë dhe më pas me një çarter i transportojnë të ftuarit në plazhet tropikale. Shpenzimet arrijnë në shtatë miliardë euro. Por numri i çifteve që betohen për dashuri të përjetshme duke firmosur një kontratë të rregullt martese është ulur në mënyrë drastike. Rekordin për numrin më të vogël të martesave e mban Sllovenia dhe Luksemburgu.

Sipas sondazheve të shumta, martesat e celebruara në Francë vitin e kaluar kanë qenë 242, ndërsa pesë vite më parë ishin 270.

Martesat më të përhapura janë ato mes një vendasi dhe një emigranti. Në vitin 2005, në Francë janë regjistruar plot 33 mijë martesa, ku në pjesën më të madhe të rasteve njëri prej partnerëve ishte emigrant. Pra martesat që celebrohen në bashki nuk janë më një ritual i veçantë.

Gjithsesi, në ditët e sotme problem nuk është vetëm numri i ulët i martesave, por edhe mosha e madhe që preferojnë të martohen djemtë dhe vajzat. Mosha mesatare e burrit që lidh kurorë me personin e zemrës është 32, ndërsa e gruas 30. Kjo është edhe një nga arsyet që martesa "ka humbur terren", duke u zëvendësuar nga tipa të ndryshme lidhjesh, të cilat kanë arritur në 500 mijë, më shumë se gjysma e dhjetë viteve më parë.

Modeli më i ri i familjes së modernizuar është bashkëjetesa, ku sa më pak çifte të martohen aq më pak ndarje ka. Vendet që kryesojnë me numrin e madh të divorceve janë Spanja dhe Gjermania.

Megjithatë, Franca vazhdon të mbetet vendi ku sipas të cilit martesa duhet të jetë "si në përralla", të koincidojë pikërisht me ditën më të bukur të jetës, duke ndjekur personazhet e famshme dhe dasmat e tyre.

Në fund të fundit të gjithë kërkojnë të imitojnë martesat hollivudiane, mbretërore, mediatike, klandestine, por mbi të gjitha ato të dashurisë. Magjepsja është shumë e madhe.



ELTON DHE DAVID

Windsor, 21 dhjetor 2005. Kapërcyen "vështirësinë seksuale" dhe më në fund John e Furnish u martuan


MILINGO DHE MARIA

Nju Jork, 27 maj 2001. Kryepeshkopi mes 60 çifteve, para priftit Moon


LUÇIANO DHE NIKOLETA

Modena, 13 dhjetor 2003. Vajza e tyre ishte 11 muajshe, kështu që Pavaroti vendosi përfundimisht të martohej me ish-sekretaren e tij


FRANÇESKO DHE ILARI

Romë, 19 qershor 2005. Në altar futbollisti dhe prezantuesja bukuroshe


FILIPI DHE LETICIA

Hirushja e edicionit të lajmeve martohet në Madrid me princin e Austrisë, më 22 maj të 2004-ës




ALBERTI DHE KARMEN

I ndan pothuajse gjysmë shekulli, por e adhurojnë njëri-tjetrin. Dasma e tyre u zhvillua në Romë, më 27 janar të ‘86-ës



Në emër të sektit

Braçano, 18 nëntor 2006


Flamurë të vegjël, roje dhe daulle prej tamburi. Po martohet Tom Cruise me 27-vjeçaren Katie Holmes... Së bashku do të martohen sipas ritualit të "Scientology". Dy milionë e gjysmë dollarë janë "djegur" për një natë. Martesa e tyre i ngjan më tepër një feste ose më saktë një show të madh. Martesat e celebruara me ritualin e "Scientology" nuk kanë asnjë vlerë legale. Kjo martesë nuk duhet bërë, kritikoi ashpër prifti, por askush pas atyre kangjellave nuk ia vuri veshin... "Është turp dhe të mendosh që nusja është katolike, ndërsa dhëndri një burrë i divorcuar dy herë".

Tom Cruise falënderon i mallëngjyer regjisorin e festës: "Ka qenë filmi më i bukur i jetës sime, e mbi të gjitha vetëm me një çakull".



Martesë përrallash


Perla e sulltanit


Bandar Seri Begawan, 9 shtator 2004


Pa dyshim që është martesa më e shkëlqyer e botës: martohet djali i sulltanit të Bruneit. Mes pyjeve tropikalë të Borneos, ku Salgari caktoi të luheshin aventurat e Sandokanit, pallati mbretëror është një strehë luksi i jashtëzakonshëm: zhvillohen martesa të shtrenjta si në përralla, të cilat kushtojnë plot pesë milionë dollarë. Qetësia është absolute, ndërkohë që në sallën e madhe të fronit, e veshur e gjitha me monedha ari, hyn me shumë delikatesë nusja vogëlushe.

Dayangku Sarah Binti Pengiran Salleh Ab Rahaman sapo ka mbushur të 17-at dhe është një "thesar" i vërtetë. Duket sikur kjo krijesë nuk është prej mishi. I ngjan më tepër një statuje të gjallë, një idhulli pagan, një manekine të cilën e kanë mbushur me xhevahire të shtrenjta.

Ndërkohë, jashtë dëgjohen 19 të shtëna me top. Ky është sinjali që ceremonia mbaroi, momenti kulmor i një festimi i cili ka nisur që prej dy javësh.


Martesë mediatike

Të zhveshur në gjysmë


Dublin, 4 korrik 1999


Si u takuan? "Ajo më gjeti duke shfletuar një album me fotografi futbollistësh, ndërsa unë teksa këndonte në televizor", tregon Beckham. Është njësoj sikur të ishim zgjedhur nga ndonjë katalog: çdo njëri perfekt për kërkesat e tjetrit. Më shumë se një martesë me fishekzjarrë artificialë, kjo ceremoni i ngjan më tepër një inaugurimi. Janë dy yje, dy protagonistë të njohur, dy diva globalë, por mbi të gjitha idhujt e ri të gazetave britanike e atyre botërore.

Kjo është familja e re mbretërore: ai, ajo dhe në të majtë të saj, i vogli Bruklin. E kanë quajtur kështu sepse ka lindur në Nju Jork.

Torta është gjigante. Në katin më të lartë janë vendosur dy statuja të vogla që përfaqësojnë Viktorian & Devid. Statujat janë të zhveshura dhe gjysmë të shtrirë mbi një triklin.


Martesë mbretërore

Industri dhe stema

Ishujt Borromi, 4 shtator 2004


Martesa e saj është një ceremoni që mund të cilësohet si perfekte, pa shqetësime, goditje, pa parashikime dhe pa net të trishtuara. Gjithçka siç ishte parashikuar: industrialisti i madh martohet me vajzën aristokrate. Ajo vjen nga një prej familjeve më fisnike të vendit. Është fisnike dhe shumë e pasur, e për më tepër shumë e bukur. Ai, John Philip Jakob Elkann, i njohur ndryshe Jaki, është trashëgimtari i paracaktuar i avokatit Ajneli, që është edhe gjyshi i tij... Me një nga martesat më të bukura mbretërore, Jaki ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt partneritetit ku është paracaktuar.


Martesë dashurie

Hirushja e re

Oslo, 25 gusht 2001

"Do të jetë një martesë postmoderne", kishte pohuar kryepeshkopi i Oslos. Madje, do të ishte kaq postmoderne saqë Mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë është një vajzë mama, ku në krahë mban një fëmijë. Një fëmijë që pati nga lidhja e saj me një trafikant droge, i cili është burgosur shumë herë. Ja tek janë në katedrale teksa i betohen njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme. Kjo është një martesë e cila nuk do të pezullohet për shkak të moshës së saj. Nusja është e prekur dhe vazhdon të qajë teksa prifti i drejtohet dhe e sheh në sy: "Tani po i drejtohesh një jete të re, me çarçafë të pastër dhe po e bën me dinjitet"...

Marius, i veshur si një fisnik i vogël, është mbështetur në krahët e dados. Dje i kishte thënë të ëmës, duke folur për veten në vetën e tretë: "Edhe Marius do të martohet?"...


Martesë klandestine

Çështje familjare

Venecia, 23 dhjetor 1997


Të martohesh me dikë pa bërë ndonjë gjë të veçantë, pa pasur në duar një buqetë lulesh, pa veshur rrobat tradicionale, por thjesht me një pallto të vjetër dhe pa ndonjë mik për të festuar. Të martohesh, sepse dëshiron t‘i thuash gjithë botës se nuk është një kapriçio, se historia e incestit dhe ajo e pedofilisë nuk ka lidhje fare. Ai është 72 vjeç, ndërsa ajo 27.

Dasmë në Venecia, por nuk është askush rreth tyre që mund t‘i përgëzojë, apo t‘i presë. Kryetari i bashkisë po i pret në katin e sipërm, i cili qëndron para dy kolltukëve ku do të ulet çifti. Woody Allen dhe Soon-Yi janë në Venecia për të lidhur bashkë kurorë. Gjithçka duket më se normale, saqë askush s‘do të dyshojë se bëhet fjalë për një martesë.

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama