Nga vetë të dhënat e publikuara nga Ferrari shitjet më të mëdha janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, plot 851 super-makina me cmime të majme. Në vendin e dytë Kina me rreth 400 prototipa të blerë, ndërsa vendi i tretë ka kaluar për Britaninë e Madhe, 393 mjete. Kompania raportoi rënie të shitjeve vecanërisht në vendet e Eurozonës, ku vetëm në Itali, këto shitje u përgjysmuan në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prototipet që përthithen më shumë nga tregu janë Ferraru 458 Italia dhe dy modelet 12 cilindërsh, Ferrari FF dhe Ferrari F12 Berlinetta. E përkthyer në shifra, “Kokëkuqja” deklaroi se ka arkëtuar plot 2 miliard e 208 milion euro në 12-mujorshin e fundit, 11 përqind më shumë se të shitjet e nëj viti më parë. Kompania njoftoi se fitimet e saj janë 895 milion euro.