Fershelleu ne telefonin e saj merr gjobe 700 euro

Fershelleu ne telefonin e saj, merr gjobe 700 euro
Një gjermane ka marrë gjobë, pasi ka fërshëllyer në telefonin e saj fiks kur mori një telefonatë nga një punonjëse e një “call-centre” (telefonatat për oferta shërbimesh të ndryshme). Gruaja  61-vjeçare nga Pirmasens, në Rhineland-Palatinate ishte aq e bezdisur nga telefonatat pa fund të shitëseve online në shtëpinë e saj, saqë sapo i ra telefoni e ngriti atë dhe fërshëlleu fort.

Por përfundoi në Gjykatë dhe u gjobit me 700 euro, pasi dëmtoi dëgjimin e punonjëses në anën tjetër të linjës. Gruaja, emri i së cilës nuk u bë publik, tha se ishte aq e mërzitur nga telefonatat pa fund me dhjetëra herë brenda ditës, saqë dëshironte t’i çonte një sinjal kompanisë, se e kishin tepruar dhe të mos e bezdisnin më. Kështu zgjodhi fërshëllimën si sinjal. E keqja është se u kategorizua si dëmtim fizik, pasi vajza në linjë tani ka probleme me veshët dhe dëgjon vazhdimisht tingëllima.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama