Fershellime ne erresire vjen ne Teatrin Kombetar

Fërshëllimë në errësirë vjen në Teatrin Kombëtar

Në lidhje me këtë pjesë regjisori Duni thotë: “Në përgjithësi veprat e autorit Mërfi janë larg sentimentalizmave dramatikë, por me konflikte të ashpra dhe me fund tragjik. Një nga ato është edhe vepra që unë dua të sjell në skenën e Teatrit Kombëtar ‘Fërshëllimë në errësirë’. Vepra është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri sot të ketë sukses të padiskutueshëm nëpër botë”. Motivet që e kanë shtyrë regjisorin të punojë me këtë pjesë janë problemi i madh i dhunës brenda familjes dhe plagët e shkaktuara nga emigracioni, të cilat tingëllojnë tepër aktuale për realitetin e sotëm shqiptar. Më tej Duni citon regjisorin Conalld Morrison, i cili është shprehur se “kjo vepër hedh dritë mbi faktin e trishtueshëm që Irlanda shumë rrallë ka qenë e zonja të sigurojë stabilitet dhe prosperitet për shtetasit e saj”.

Ky cilësim i shkon përshtat edhe më shumë Shqipërisë, në mjaft momente e rrethana historike.
Zhvillimi i konfliktit është një simetri e përkryer që siguron natyrshëm katarsisin e parashikuar dhe tragjedinë. Vepra, duke qenë e drejtpërdrejtë në ecurinë e konfliktit, ka edhe rreziqet e saj, por regjisori Duni shpjegon se do të bëhet kujdes që mishërimi i figurave të jetë i thellë, i besueshëm dhe jashtë çdo maniere demonstrative. Skenografia e kësaj shfaqjeje nuk do të jetë e ngarkuar, kostumet do të jenë po kështu të lehta, në mënyrë që aktorët të lëvizin me zhdërvjelltësi. Një element tjetër si ndriçimi, do të vijë plot me kontraste të fuqishme.
Të paktën këto janë thënë para shfaqjes dhe pritet që të realizohen. Për më tepër le të presim që të shohim premierën.
 
P. GROSI : Gazeta Albania

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama