TIRANË, 12 Tetor/ATSH/. - Autobusi i Kombetares shqiptare ka mbërritur në sheshin "Nënë Tereza", ku mijera tifoze kuq e zi pritën me shumë entuziazëm heronjte e futbollit shqiptar.
Trajneri Giani De Biasi, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kapiteni Lorik Cana dhe futbollistet e kombëtares kanë përshëndetur tifozet kuq e zi dhe kanë ndarë emocionet me publikun.
Më pas ritmet e himnit të Kombetares "Kuq e zi je ti", kanë përfshirë sheshin "Nënë Tereza", ku lojtarët dhe tifozët janë berë bashkë ne brohorimat e tyre.
Tifozët e shumtë janë bëre bashkë në këtë festë ku kanë kërcyer dhe kënduar së bashku me këngëtarët pjesmarrës ku emra si Klajdi Haruni, Flori Mumajesi, Three Dots, Elvana Gjata, etj, ne kete koncert te madh qe ka nisur që prej orës 14:00 në pritje të Heronjve të Kombëtares Kuq e ZI.
Me slogane dhe brohoritje futbollistët e kombëtares kanë falenderuar publikun dhe tifozët e shumtë nga skena e koncertit ku kapiteni Lorik Cana pasi përshëndeti tifozët u shpreh se veriu dhe jugu, muslimanët dhe katolikët dhe çdo shqiptar kudo në shiqipëri dhe në botë gëzon dhe feston sot.
Feste ne Tirane, mijera qytetare festojne ne shesh
Është festë kombëtare dhe qindra shqiptarë, të të gjitha grupmoshave kanë mbushur bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek sheshi "Nënë Tereza" për të nderuar futbollistët e Kombëtares, ata që gjithmonë kanë ngritur lartë krenarinë kombëtare.
Sot është dita, më shumë se kurrë, me një ëndërr tashmë të realizuar drejt "Euro 2016", për tu uruar atyre si duhet mirëseardhjen dhe disa mijëra qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale zyrtare ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.
Brohorima , duatrokitje, urime, kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve. Sportadashës, të rinj e të reja, janë pjesmarres ne koncertin e madh, te organizuar nga 'Digitalb' ne nderim te fitores se madhe e e cila çoi Shqipërinë në Kampionatin Europian, 'France 2016'.