TIRANË, 12 Tetor/ATSH/ -Është festë kombëtare dhe qindra shqiptarë, të të gjitha grupmoshave kanë mbushur bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek sheshi "Nënë Tereza" për të nderuar futbollistët e Kombëtares, ata që gjithmonë kanë ngritur lartë krenarinë kombëtare.
Sot është dita, më shumë se kurrë, me një ëndërr tashmë të realizuar drejt "Euro 2016", për tu uruar atyre si duhet mirëseardhjen dhe disa mijëra qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale zyrtare ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.
Brohorima , duatrokitje, urime, kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve. Sportadashës, të rinj e të reja, janë pjesmarres ne koncertin e madh, te organizuar nga 'Digitalb' ne nderim te fitores se madhe e e cila çoi Shqipërinë në Kampionatin Europian, 'France 2016'.
Ndërkohë, grupe valltaresh interpretojnë nën ritmin e këngëve popullore. Ne koncert po interpretojne këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Flor Mumajesi, Elvana Gjata, etj./a.s/f.n/