Po kështu ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk u miratua asnjë fond për shpërblimin e Fundvitit. Prej disa vitesh u bë traditë që në Fundvitit Qeveria miratonte një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh për të moshuarit. Kjo shumë ishte pagëzuar si “Gjeli i Detit” i Vitit të Ri nga vetë kryeministri Berisha.
Por, dhe në fund të vitit 2009, ndërsa pritej si zakonisht shpërblimi Fundvitit, shuma u përgjysmua nga 5 mijë lekë në 2 500 lekë. Vendimi për mbështetjen financiare për festat, për pensionistët merret direkt nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave i kalon shumën Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që është i detyruar ta zbatojë atë në shpërndarjen e shumave të miratuara, sipas një grafiku të posaçëm.
Zakonisht shuma e shpërblimit merret nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, por edhe nga zëra të tjerë të papërdorura deri në atë kohë. Për t’i mundësuar një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh ndaj rreth 554 mijë pensionistëve qeveria duhet të nxjerrë nga buxheti i shtetit një shumë prej rreth 28 milionë dollarësh. Duket s ky Vit i Ri do të jetë tepër i varfër për të moshuarit shqiptarë, përballë çmimeve të larta të ushqimeve, pensioneve të ulëta, dhe mungesën qoftë edhe të një shpërblimi modest nga ana e qeverisë shqiptare.