Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pa dyshim, festat janë gëzim. Por ato sjellin vërtetë edhe dhimbje koke. Dhimbjen kryesore e shkakton pazari, blerja e ushqimeve, plotësimi i listave të dhuratave, lodhja.
Një tjetër keqbërës? Ngrënia dhe pija e tepruar, ngritja e dollive pa fund e me fund me verë e alkohol.
Edhe era e rëndë e qirinjëve që digjen, aromat e luleve të ndryshme, mund të shkaktojnë dhimbje koke.
Prishja e orarit të gjumit, nxitimet për të plotësuar çdo plan për ditën e festave, përgatitja e ushqimeve, shtrimi i tryezave, shpenzimet – të gjitha këto shkaktojnë dhimbje koke e stres.
Megjithatë, gëzimi është më i madh dhe shumë njerëz dhimbjet i ndjejnë pas festave.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/11/23/feste-e-dhimbje-koke/