Festival Aulon folk-Festivali me i madh i 100 Vjetorit!

Festival Aulon folk-Festivali me i madh i 100 Vjetorit!
Gjithsejt do të marrin pjesë 10 Grupe nga 10 Shtete me rreth 350 pjesmarrës.
Interviste  me Sejmen Gjokoli  Drejtor i Përgjithshëm i Festivalit

Zoti Gjokoli Cfarë do të ketë ky festival që ,parandja e të cilit u krye?

Së pari më duhet të urojmë , shokun e mikun tonë,Drejtorin Artistik të këtij Edicioni, Albert Minga që, vetëm pak ditë më parë u vlerësua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë : “Mjeshtër i Madh “ ; Akademik Vaso Tole , presidentin e Festivalit të këtij viti, I cili , gjithashtu, vetëm pak kohë më parë shënoi një sukses të ri përmes krijimit, për herë të parë, të Databaze të iso-polifonisë si dhe duke hedhur në qarkullim përmes rrjetit të telefonisë celulare, “ këngët e Lirisë së shqipërisë “, një projekt i pasaçëm ky, për 100 vjetorin e madh. Regjisorin e Festivalit, Petrit Ruka që , së bashku me një emër të madh të kinematografisë shqiptare, Pirro Milkani, është në punë e sipër për realizimin e Filmit Dokumentar për Hymnin e Flamurit e që qyteti ynë i Vlorës ka vëndin e vet në këtë krijimtari që shënjohet po për 100 vjetorin e Pavarësisë. 

Por, kur flasim për vlerësime , nuk mund të mos përmendim edhe vet Festivalin Aulona Folk të. Të cilin, Bashkia e qyetetit, për nga impakti dhe performance e treguar për komunitetin e shpalli ndër 10 protagonistët e vitit 2011.

Cilët do të jenë ditët që do të startojë festivali?

Dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës edhe këtë vit pritet të shënojë edhe nisjen e Edicionit të Katërt të Festivalit Ndërkombëtar “Aulona Folk...”.

Qendra Kulturore “ Aulona “ si organizatore e vetme e këtij aktiviteti dhe në partneritet me Dhomën e Tregtisë ka bërë kujdes që ky aktivitet të kuptohet dhe të jetë realisht një mundësi jo vetëm për njerëzit dhe dashamirësit e art  e  kulturës , në veçanti të kulturës tradicionale e trashëgimisë kulturore , por edhe njerëzve dhe gjithë atyre që merren me biznesin, sidomos për operatorët dhe njësitë e shërbimit turistik.

Zoti Gjokoli ky është manifestimi më i madh i foklorit cfarë risie ka sivjet?

Është aktiviteti i vetëm në Shqipëri i këtyre përmasave, i istaluar si gërshetim i drejtpërdrejtë i turizmit kulturor me atë natyror dhe që prej vitit 2009 i ka dhënë sezonit turistik të Vlorës një dimesion të ri sa kulturor ashtu edhe masiv e ndërkombëtar. Vetëm në tre edicionet e kaluara , për shkak të mbajtjes së këtij manifestimi folklorik ndërkombëtar kanë patur rastin të jenë në qytetin e vlorës rreth njëmijë artistë popullorë nga mjaft vënde të Europës si Sllovakia, Polonia, Kroacia, Italia, Greqia, Turqia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria , Maqedonia etj, pa folur për kosovarët që janë në “shtëpinë” e tyre.

Realizimi i Dokumentarëve të veçantë për çdo edicion dhe sidomos Dokumentari i vitit të kaluar me titullin sinjifikativ „ Fuqia e Turizmit Kulturor „ me autor Petrit Rukën, mbeten jo vetëm dëshmi e një pune të jashtëzakonshme vlerash artistike por edhe një guidë e rrallë e vlorës turistuke ku magjishëm ndërthuren resurset natyrore të detit, rërës, rivierës e malit me pasurinë shpirtërore dhe tradicionale të folkut europian. Gjithashtu faqia e festivalit në internet vazhdon të tërheqë shumë adhurues jo vetëm të folklorit por edhe vizitorë të shumtë mbasi përmes saj u krijohet mundësia të vizitojnë Siti-n e Bashkisë Vlorë por edhe të donatorëve që kanë link me Festivalin.

Edhe në edicionin e këtij viti i cili do të startojë në datën 12  Maj dhe që do të zgjasë për katër ditë e netë do të ketë mjaft Ansamble  interesante  duke sjellë në Vlorë folkun europian të popujve.

Ky festival është ndër aktvitete për 100 vjetorin e Pavrësisë?
 
Si Festival që mbahet në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë  pa mëdyshje edicioni i këtij viti do të jetë vërtet spektakolar. Mjafton të themi se, këtë vit, hapja e festivalit do të realizohet edhe më e lidhur me ngjarjen më madhore që ka shqiptaria në këtë vit e që simbolizohet me Monumentin e Pavarësisë , në Sheshin e Flamurit. Tamam aty,përpara Monumentit, në një ceremoni mbresë lënëse , pas defilesë së kostumeve e pas vendosjes së Kurorës me lule në nderim të burrit të mënçur e diplomatit të madh Ismail Qemali, do të ngrihen Flamujt Kombëtarë të dhjetë shteteve pjesëmarrëse  , përmes hymneve të kombeve të tyre. Pas këtij momenti ceremonial të gjitha grupet pjesëmarrëse do të marrin rrugën drejt bregut të detit , drejt Plazhit të Ri ku, në një koncert të posaçëm, organizuar nga Bashkia e qytetit do të performojnë, me tinguj, ritme e ngjyra, duke i dhënë kështu ditë-çeljes së sezonit turistik një dimesion të jashtëzakonshë të kulturës shpirtërore europiane. 

E veçanta tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me faktin se në natën e parë të Festivalit, qytetarët e Vlorës dhe të ardhurit nga vende të ndryshmë të europës, do të kenë rastin të ndjekin një performancë të plotë të Ansamblit tonë Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore , të cilët do të hapin edhe Festivalin.  Të mos harrojmë, është vërtet një lajm kulturor kur në një event artistik me përmasa ndërkombëtare merr pjesë dhe performon edhe vetë ansambli kombëtar i një vëndi.  Kjo flet sa për nderin që Ansambli ynë kombëtar i bën Festivalit tonë po aq edhe për standartet dhe vlerat që ky fetival ka mundur të realizojë brenda një kohe të shkurtër.  Mbështëtës kryesor të Festivalit do të jenë Bashkia e Vlorës, Ministria e Turizmit, Kulturës , Rinisë dhe Sporteve, Istituti Italian i Kulturës  si dhe donatorë të tjerë publikë dhe jo publikë, ku me këtë rast, u drejtojmë edhe një herë ftesën tonë për kontribute mbasi në realizimin e eventeve të tilla , të mëdha, ndihma e tyre mbetet vendimtare.

Dua gjithashtu që, në emër të Stafit realizues të Festivalit, të formuloj falnderime të pasaçme dhe tu shprehim mirënjohjen tonë subjekteve akomodues , hoteleve dhe restoranteve që shërbejnë në qytetin e Vlorës si Neu York, Vlora International, Rossi, Martini, Primavera, Vlora, Pvarësia, Gold, Delfini, Sun Set, Aglon etj  të cilët edhe sivjet mbeten ndër partnerët seriozë të Festivalit, në një dimesion të rëndësishëm që kanë Festivalet siç është akomodimi dhe ushqimi i festivalistëve.

Së fundi, një falnderim të posaçëm edhe në emër të Komitetit Organizator të Festivalit më duhet të adresoj për gjithë median e qytetit, gazetarët dhe operatorët, televizionet lokale Vlorë e Fier, të cilët kanë ditur të përcjellin me profesionalizëm dimesionet reale të këtij Festivali. 

Po kush do të jenë Shtetet dhe Grupet pjesëmarrëse të Edicionit të Katërt :

Gjithsejt do të marrin pjesë 10 Grupe nga 10 Shtete me rreth 350 pjesmarrës.  Përpara se të flas konkretisht për seicilin Grup pjesëmarrës më duhet të nënvizoj se ka një përzjedhje cilësore nga vënde me folklor shumë të pasur dhe , më kryesorja, mjaft nga Ansamblet kanë një jetë artistike shumë të pasur dhe me një CV të jashtëzakonshme pjesëmarrjeje nëdhjetra e dhjetra Festivale Ndërkombëtare nëtre kontinente : Europë , Azi e Amerikë. Grupe të tilla si ay i Sllovakisë, Polonisë, Bullgarisë, Kroacisë etj, pa përjashtuar Ansamblin tonë Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, janë vërtet mahnitës. Do të vecoja këtu edhe Grupin që vjen nga Italia të cilët përformojnë në mënyrë të jashtëzakonshme me istrumenta tradicionalë popullore dhe që sjellin vlera të papërsëritshme të folklorit tradicional me vegla popullore.
  Shqipëria-Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore Tiranë

Bosnjë - Hercegovina Ansambli Folklorik “Lola”                             Sarajevë
Bullgaria -       Ansambli Folklorik “Zornitsa”                                   Sofie
Greqia -           Ansambli Folklorik “Kostilata”                                  Arta
Italia -  Grupi Folklorik "La Giostra"- Trischele                                Sortino
Kosova -          Ansambli “Lidhja e Prizrenit”                                   Prizren
Kroacia -         Ansambli Folklorik “Koprivnica“                              Koprivnicë
Mali i Zi -        Ansambli folklorik “Danilgrad”                                Tuz
Polonia -          Ansambli Folklorik “Ziemia Zyëiecka”                     Zyëiec
10.    Sllovakia -    Ansambli Folklorik “LIPA”                                 Bratisllavë 
 
 
Stafi organizator i Edicionit të Katërt :

 1.President Nderi i Festivalit                         Vaso TOLE  Akademik      
2. Drejtor i Përgjithshëm                                Sejmen GJOKOLI
3. DrejtorArtistik                                            Albert MINGA Mjeshter i Madh
4. Regjisor                                                       Petrit  RUKA
5. Drejtor Organizator                                     Kozma  BILLA
6. Koordinator i Festivalit                               Arben  BEQIRAJ
7. Koordinator me Jashtë                                Sergio   STROZZI
8. Koordinator i CIOFF-it                              Niko  MIHALI
9. Koordinator për Mediat                             Genci  DEMIRAJ, Artur RUSTEMI
10. Koordinator me Biznesin                         Arben BRESHANI
11. Skenograf                                                 Agron  JAKUPI
12. Përgjegjësi  për Financat                          Kastriot  ALIAJ
13. Përgjegjësi për Akomodimin                    Jorida  LABAJ
14. Drejtor i Gazetës “Aulona Folk “             Harilla  KOÇI
15. Zëdhënës i Festivalit                                 Albert ZHOLI
16. Përgjegjës për teknikën                            Saimir Sadikaj

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama