Festivali gay zbret ne Tirane ‘Diskriminimi tregon injorance’

Festivali gay zbret ne Tirane, ‘Diskriminimi tregon injorance’
Përfaqësues të lartë të ambasadave, Avokati i Popullit, si dhe pjestarë të organanizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe të organizatave LGTB, kanë çelur sot festivalin e diversitetit. 17 Maji është dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë, ndaj ambasadori i vendeve te uleta Van den Dool dhe ambasadori amerikan Arvizu kanë përshendetur këtë aktivitet, duke kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut. Në këtë tubnim më shumë se pjestarë të komunitetiti LGTB kishte diplomatë dhe drejtues OJF-sh.

Në fjalën e tij ambasadori hollandez në Tiranë, Henk Van den Dool tha se Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër diskriminit, teksa ka nënvizuar se ai seksual ka ende sfida për të përballur dhe vjen nga mungesa e informacionit.

‘Jam i kënaqur të them që Shqipëria ka nënshkruar të gjitha konventat evropiane dhe sot Shqipëria ka një ligj të fortë ndaj diskriminimit, përfshirë edhe atë seksual. Sot Shqipëria ka avokat të angazhuar kundër diskriminimit, dhe mbi të gjtiha sot ka një numër organizatash joqeveritare që flasin kundër diskriminimit dhe në mbrojtjte të të drejtave të njeriut…dy apo tre vjet më parë kjo do të kishte e pamendueshme, teksa mandati im 4-vjeçar po përfundon respektoj ambasadën PINK dhe aktivistët e kësaj ambasade.

Ka ende sfida…se ngjarjet e fundit kanë treguar se ka injorancë për homoseksualizmin. Kjo është një sfidë për komunitetin gay. Thjesht permendja e çeshtjes se orientimit seksual provokon shaka te keqija, vulgaritet, kanosje dhe kercenime. Une besoj fuqimisht se keto lloj reagimesh burojne nga frika dhe paragjykimi. Dhe keto te dyja burojne nga mungesa e te kuptuarit dhe mungesa e informacionit’- tha ambasadori.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen për punën që po bën Shqipëria për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

‘Dua te pergezoj kryeministrin Berisha qe e ka bere tejet te qarte poziten e qeverise se Shqiperise per te drejtat e LGBT. Dua te falenderoj edhe policine shqiptare per te gjtiha aktivitet e  zhvilluara kete jave si dhe ate qe ndodhi ne Vlore. Mbrotja e te drejtave te LGBT eshte nje prioritet kyç per politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Presidenti Obama leshoi nje direktive qe ambasadat ne mbare boten te mbrojne dhe te drejtat e personave LGTB. Ambasada Amerikane do te sponsorizoje nje workshop per LGBT’- tha Arvizu.

Ndërkohë që në fjalën e saj zv/ministrja e Punës tha: “Ministria ka hartuar një program pune për rishikimin e legjislacionit, ndërsa do të ndërmarrë një fushatë të gjërë antidiskriminimi…Shqipëria në kaudër i është bashkuar sfidës globale për t’i dhënë fund diskriminimit të dallimeve seksuale dhe gjinore. Edhe aktiviteti i sotëm është rezultat i punës sensibilizuese të qeverisë dhe shoqerisë civile duke pasur parasysh ligjin kundër diskriminimit i miratuar në vitin 2010…Para ligjit të gjithë jemi të barabartë’.

Në një konference për shtyp përpara çeljes së festivalit të diveristetit ambasadori i parë i ambasadës PINK në Shqipëri Altin Azizaj tha se sot vendi po kthen një faqe të re në respektimin e këtij komuniteti i cili perballet me sfida jo pak diskriminuese edhe në shumë vende të tjera të botës për tu pranuar si të gjithë të tjerët.

‘Sot hapet i pari festival i diversitetit. Ne kërkojmë të jetojmë me nder dhe barazi si gjithë qytetarët e tjerë.
Sot Shqipëria po shkruan një kapitull të ri, është Shqipëria e demokracisë dhe lirisë ku respektohen të drejtat dhe barazitë themelore të njeriut, respekton komuinitetin LGBT. Ne jemi kundër diskriminimt dhe homofobisë’- tha Azizaj.

Pasditën e djeshme në Tiranë u zhvillua ekspozita “Kukafshehti” e cila adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay, si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë që kryeministri shqiptar dhe faktori ndërkombëtar në Shqipëri kanë deklaruar se LGTB-të duhet pranuar si të gjithë njerëzit e tjerë dhe se duhet ndalur diskriminimi ndaj tyre.

Ndersa zhvillohej festivali i diversitetit pranë sheshit ‘Vëllezërit Frashëri, qytetare të ndryshem të pyetur mbi këtë aktivitetet kanë reaguar në menyra të ndryshme, pro apo kundër shfaqjeve të tilla. Festivalit tё Diversitetit u hap zyrtarisht nё ora 10.00 dhe do tё zgjasё deri nё mbrёmje nё ora 21.00 kur do tё mbyllet aktiviteti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama