16 këngë do të konkurrojnë këtë vit në Festivalin e 52-të të Këngës në RadioTelevizionin Shqiptar. Kompozitori Edmond Zhulali, do të jetë drejtori artistik i edicionit të 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH, ndërsa banda muzikore, e krijuar dhe e drejtuar prej dy vitesh nga kompozitori Shpëtim Saraçi, gjithashtu edhe drejtor artistik, do të drejtohet nga kompozitori dhe orkestruesi, Alfred Kaçinari. Festivali do të zhvillohet live, që nga formacioni i harqeve, banda muzikore, shoqëruesit e këngëtarëve. Sot, në një konferencë për shtyp do të zbulohen të tjerë elementë të festivalit, duke filluar që nga stafi drejtues, regjisori, prezantuesit, skenografi, formula e tri netëve, mënyra e votimit etj. Edicioni i 52-të i festivalit do të mbahet
Juria nga 44 këngë ka përzgjedhur 16 në mënyrë që të caktohet kënga fituese për në Eurovizion
prej 26 deri më 28 dhjetor. Kjo ngjarje e muzikës, gjatë tri netëve radhazi, do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky eveniment kulturor ka një rëndësi, pasi në të përcaktohet fituesi që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision” Juria nga 44 këngë ka përzgjedhur 16 në mënyrë që përfundimisht të caktohet kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë, në Kopenhagë në maj të 2014-ës. Këngëtarët pjesëmarrës janë: Saimir Braho, Orges Toçe, Xhejn & Enxhi Kumrija, Marjeta Billo, Grupi "Lynx", Renis Gjoka, Xhejsi Jorgaqi, Hersi Matmuja, Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj, Venera Lumani & Lindi Islami, Frederik Ndoci, Luiz Ejlli, Rezarta Smaja, Blerina Braka, Klodjan Kaçani, Etmond Mancaku & Savjana Vjerdha. Në edicionin e fundit të Eurovizionit, Shqipëria u prezantua me këngën “Identitet” të kënduar nga Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj, por nuk arriti të hyjë në finale.