Festivali i Kenges ne RTSH /Pandi Laco Blerta Tafani dhe Gresa Pallaska prezantojne edicionin e 54-tert

TIRANË, 5 Tetor / ATSH / - Pasi u prezantuan 30 këngëtarët pjesmarrës të edicionit të 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, gjithashtu edhe disa risi dhe surpriza si volantet e teksteve në sallë për publikun apo transmetimi paraprak i këngëve, së fundmi publiku i madh i evenimenit të vetëm kombëtar dhe live, ka shfaqur një interes të madh për të ditur emra e moderatorëve të këtij eventi me traditë të muzikës shqiptare.

Në fakt, një nga kuriozitetet më të mëdha të Festivalit ka të bëjë edhe me emrin apo emrat që do ta prezantojnë evenimentin i cili si çdo edicion, do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në datat 26/27 dhe 28 dhjetor ora 20:45.

Sakaq, lajmi zyrtar që vjen nga burime pranë TVSH-së rrëfen se "Festivali i Këngës në RTSH, edicioni i 54-tërt do të vijë në prezantimin e Pandi Laços, i cili këtë vit është edhe skenaristi, aktorja nga Kosova Gresa Pallaska dhe spikerja e lajmeve në TVSH, Blerta Tafani". /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama