Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, ka postuar disa foto nga Lëvizja Studentore, në faqen e Opinionit. Në një foto ai shihet së bashku me Ben Blushin, gazetar, publicist dhe politikan. Fotoja është bërë më 20 shkurt 1991. Fevziu ka qenë pjesëmarrës aktiv i kësaj lëvizjeje. Që nga viti 1989, ai ka qenë pjesë e stafit të gazetës Studenti. Në fillim të janarit 1991 ai u bë bashkëthemelues i Rilindjes Demokratike. Në një nga kujtimet e tij, Fevziu shprehej se Ramiz Alia ka dhënë urdhër që të qëllohej më 20 shkurt të vitit 1991.