Fevziu ne Prishtine perballet me enveristet qe i dogjen librin

Fevziu ne Prishtine, perballet me enveristet qe i dogjen librin

Blendi Fevziu është përballur me disa prej enveristëve të Kosovës të cilët dogjën para disa kohësh librin e tij biografik mbi ish-diktatorin Enver Hoxha. Fevziu ndodhet në Prishtinë për të promovuar librin e tij më të fundit mbi mbretin Ahmet Zogu. Teksa ishte duke folur, nga salla është ngritur në këmbë një prej enveristëve, duke thëne se “Enver Hoxha është çështje e kombit”. Në vitin 2011“Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës” në Ferizaj dogji publikisht librin e Fevziut, pasi sipas tyre ai përfaqësonte një propagandë kundër ish-udhëheqësit komunist. Takimi i sotëm në Prishtinë ishte një organizim i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama