Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates dhe guru-ja i financave, Warren Buffett kanë bindur 11 miliarderë të tjerë të impenjohen për të ndarë gjysmën e fatit të tyre; pasurinë. Të gjithë kanë aderuar në ‘Giving Pledge', nismë e Gates-Buffett në 2010 për t'i dhënë jetë një ere të re në filantropinë amerikane. Në këtë nismë bën pjesë edhe administratori i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Në 2011, donacionet e bamirësisë në ShBA janë rritur me 4% krahasuar me 2010, kur ishin 298 miliardë dollarë.