Fili Goli per familjen dhe ata qe kane besuar tek une

Fili: Goli, për familjen dhe ata që kanë besuar tek unë

Realdo Fili ka gjetur dje golin e parë me fanellën e Partizanit, gol të cilin ai ia dedikon familjes dhe atyre që besuan tek ai. "Jam shumë i lumtur që e fituam takimin, pasi ishte shumë e rëndësishme se përfituam nga gabimi që bëri Skënderbeu dhe tani jemi dy pikë larg.fili Përpos fitores, jam i lumtur edhe për golin që shënova ndaj Vllaznisë. Golin ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë njerëzve që kanë besuar tek unë. Festimi akrobatik? Është diçka që e kam bërë që fëmijë dhe ndihem mirë që e bëj, madje ndihem më i veçantë kur ai festim vjen pas shënimit të golit.

Ne kemi besuar edhe kur kemi qenë më të distancuar me Skënderbeun, kështu që gara është e hapur dhe ne do të provojmë mundësitë tona deri në fund", u shpreh Fili pas ndeshjes me Vllazninë, ku edhe shënoi golin e parë me fanellën e kuqe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama