Realdo Fili është vetëm 20 vjeç, por kjo nuk e ka penguar që të jetë një titullar i rëndësishëm te Partizani, sidomos në Europë.
Sulmuesi i talentuar ka bërë që disa klube të huaja ta kenë në vëzhgim dhe nëse do duan që të marrin shërbimet e tij ka një klauzolë të paravendosur me klubin e kuq. Për një shifër prej 200 mijë eurosh, çdo skuadër e huaj mund të blejë kartonin e talentit.
Slovan Bratislava, me të cilën u ndeshën në Ligën e Europës, e përfshiu në listën e futbollistëve që synon për të ardhmen, por edhe menaxherë të Ferencvaroshit kishin kërkuar më tepër informacione, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist cilësor dhe mbi të gjitha në një moshë shumë të re.