"Viti i Nene Terezes" ne Shqiperi, me sakte ne Tirane, eshte nje program me data dhe orare qe eshte afishuar ne hyrje te Teatrit te Operes dhe Baletit. Misionarja e perbotshme katolike e Kalkutes me veshjen e njohur te bardhe me vija blu qe e mbajti prej vitit 1948 kur hoqi rroben e zeze te murgeshes, e deri sa vdiq me 1997.
Poshte kesaj fotografie shkruhet: "Une gjithmone e kam ne zemer popullin tem shqiptar..." I perket fragmentit te letres derguar Akademise se Nobelit ne Oslo e cila i akordoi me 1979 çmimin per Paqen. "Une gjithmone e kam ne zemer popullin tem shqiptar. Shume i luti Zotit, qe paqja e tij te vije ne zemrat tona, ne gjithe boten. Lutem shume per fukarate e mi-dhe per mua dhe motrat e mia. Une lutem per Juve. Teresa Bojaxhiu".
Profili i Nene Terezes ne 100 vjetorin e lindjes eshte ai i aktiviteteve protokollare qe qeveria dhe institucionet e varesise organizojne "nen kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha". Aktivitetet nisin sot, ora 09.00 ne hollin Teatrin e Operes dhe Baletit, me ekspoziten "Nene Tereza ne shtypin shqiptar", "nen kujdesin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj. Ne 10.00 nis Konferenca Perkujtimore "Nene Tereza ne 100-vjetorin e lindjes" ku Qendra e Studimeve Albanologjike i deshiron te gjithe "ne perkujtim te Nene Terezes, siç na deshi Nene Tereza te gjitheve". Anton N. Berisha referon temen "Nene Tereze: I desha njerezit me dashurine e hyjit". Aktoret Tinka Kurti dhe Ema Andrea recitojne vargje dhe citime nga Nene Tereza.
Ka nje liber me titullin "Mendime te Nene Terezes", nje doracak qe permbledh thenie te formuluara nga Nene Tereza ne auditore te ndryshem, gjate intervistave apo bisedave te saj per problemet me ekzistenciale te shoqerise se sotme njerezore. Edhe mendimet e saj, qofshin keto per aspekte me te rendomta te jetes se perditshme apo per problemet me te nderlikuara sociale, ideologjike e filozofike, si jeta e vdekja, dashuria e varferia, paqja e dhuna, gezimi dhe falja e etj., jane shprehur me thjeshtesi, karakteristike e Nene Terezes.
Ky botim eshte bere ne prag te shpalljes se lumturimit te saj nga Ati i Shenjte, papa Gjon Pali II, per te plotesuar nje boshllek perpara lexuesve shqiptare per te cilet Nene Tereza e Kalkutes eshte kthyer ne simbol te krenarise se kultures dhe qytetarise sone kombetare. Ne oren 11.00 ka pushim dhe vizite te lire ne ekspoziten "Nene Tereza". Ora 11.30 ka perkujtimore. Fjala eshte per Mgr. Gjergji Frendo: "Gezim dhe buzeqeshje tek e Lumja Tereza". Renato Farina flet per Nene Terezen dhe provat e besimit.
Perseri vargje dhe citate nga Kurti dhe Andrea, derisa sa te vije radha e Dr. Gezim Alpionit per te folur per Nene Terezen: nje jete ne sherbim te njerezimit. Dom Gjergj Meta e merr fjalen per Kongregaten e "Misionareve te Dashurise" ne Shqiperi. Kurse per gjurmet e familjes, me sa duket e vetmja teme laike e konferences, flet Kolec Çefa.
Aktivitetet e sotme mbyllen me koralet e Korit "Pax Dei", nen drejtimin e Suzana Turkut. Ne ditet dhe muajt e ardhshem programi thote se do te kete nga nje aktivitet deri sa te vije 26 gushti, dita e lindjes se Anjeze Gonxhe Bojaxhiut. Kinema Imperial shfaq gjate qershorit filma dokumentar kushtuar kesaj gruaje. Biblioteka Kombetare organizon ne korrik Ekspoziten e 12 shenjtoreve. Po ne korrik eshte menduar per "Mbremje muzikore, letrare me proze dhe poezi per Nene Terezen, ne Teatrin Kombetar.
Gushti eshte me i ngarkuari nga muajt: ekspozite kushtuar asaj, nje panair libri vetem per te, nje çmim per krijimtarine me te mire muzikore me emrin e saj, çmim per esene me te mire me emrin e saj, prape ekspozite kushtuar asaj, pak metra larg Operes, ne Muzeun Historik Kombetar, shfaqje me 26 gusht ne Sheshin "Nene Tereza" e dokumentarit te RAI-t mbi jeten e saj, botim i albumit me foto dhe lutje te Nene Terezes nga fotografi Roland Tasho, promovim i botimit "Autoret boterore per Nene Terezen". Ne tetor, ne prag te pervjetorit te Lumturimit te saj, organizohen: Kupa "Nene Tereza", maratona e paqes qe do te ndjeke itinerarin Prishtine-Shkup-Podgorice-Tirane; vihet ne skene nje drame per Nene Terezen, dhe i fundit, Festivali nderkombetar i koreve me 19 Tetor. Gjithe keto duhet te jene sipas kryeministrit Berisha nderimi i merituar qe shqiptaret kane "ndaj shqiptares me te shquar te te gjitha koherave, gruas me te madhe te njerezimit per kohen qe jetoi."
Ne shkurt 2010 qeveria shpalli "Vitin e Nene Terezes". Atehere kryeministri tha se aktivitetet duhet te jene "jashte pompozitetit, shkelqimeve protokollare, gjithçka ne sensin me njerezor dhe kjo eshte menyra me e mire e nderimit te saj." U parashikua atehere ngritja e nje muzeu, ne sheshin me te njejtin emer, kushtuar jetes dhe aktivitetit te Nene Terezes. U ngrit me urdher te kryeministrit dhe grupi i punes qe do te hartonte nje projekt i cili sipas fjaleve te shefave politike do t'i nenshtrohej "nje debati e oponence publike" dhe me 26 gusht mendohej te hidhej guri i pare i muzeut. Urdhri i prere i kryeministrit, ngarkonte grupin e punes qe te kerkoje gjithandej neper bote, si ne Indi, Vatikan, Maqedoni, Kosove, Irlande, etj., sende e gjera qe lidhen me jeten e vepren e Nene Terezes dhe te cilat do te rrinin mire per Memorialin.
26 gusht 1910 u lind Anjez Goxhe Bojaxhiu ne nje familje shqiptare ne Shkup te Maqedonise. I ati, Kola, i diplomuar per farmaci, vdiq kur ajo ishte 7 vjeçe. U rrit me te vellane dhe motren nga nena Drane.
Ne 1928 ne moshen 18 vjeçe, kerkon te pranohet nga motrat e Loretos, qe punonin ne Bengal, ne afersi te Kalkutes. Ne vitin 1929 Fillon ngjitjen ne Darjeling ne kembe te Himalajeve dhe tre vjet me pas vjen ne Kalkute per te dhene mesim. Nderron emrin e saj civil me ate fetar, Tereza. Prej vitit 1943 dhe gjate Luftes se Dyte, Nene Tereza kerkon te shkeputet nga kuvendi dhe t'i dedikohet teresisht te varferve. Ne 18 gusht 1948 vjen pergjigja nga Roma. Papa Piu XII pranoi qe ajo te linte kuvendin dhe t'iu dedikohej nevojtareve. Zhveshi rroben e zeze te murgeshes, per te veshur rroben e bardhe, si grate e varfra te Indise.
Ne 19 mars 1949 vjen Subashimi Das, vajza e pare qe vendosi ta ndiqte.
Ne 1997, viti i vdekjes se saj, numeroheshin 4 mije te tilla nga 123 vende.
Nene Tereza hap ne 1953 shtepine "Zemrat e Pastra". Pas 20 vjet aktivitet, numeroheshin: 27 mije persona te vdekur ne paqe, 14 mije te sheruar e te kthyer ne jete.
Ne 1958 arriti te transferonte lebrozet ne nje ndertese jashte qytetit.
Deri ne 1973 jane 600 ne pese kontinente.
1979, merr çmimin Nobel per Paqe.
Ne 1986 Papa Vojtila shkon ne Indi dhe takon Nene Terezen.
Merr nje atak ne zemer ne 1989 dhe rri per dy muaj ne spital.
Ne mars 1997 Papa pranon doreheqjen e saj per arsye shendetesore dhe zevendesohet nga moter Nirmala.
Ne 5 shtator, ne oren 21.30 vdes ne shtepine "Nena e Kalkutes". Qeveria indiane kerkon funeral te permasave shteterore.
Ne 19 tetor 2003 Papa Gjon Pali deklaron fillimin e procesit te shenjterimit te Nene Terezes nepermjet Lumturimit. Ceremonia behet ne Vatikan, ku marrin pjese mijera shqiptare.