Fillon hedhja e betonit ne Parkun e Liqenit

Fillon hedhja e betonit në Parkun e Liqenit

Bashkia Tiranë ka nisur, sot, hedhjen e betonit në Parkun e Liqenit Artificial, në zonën ku do të ndërtohet këndi i lojrave për fëmijë.

Pavarësisht se Kryebashkiaku Veliaj kishte premtuar se në Park nuk do të kishte beton apo prerje pemësh, fotot tregojnë të kundërtën.

Qytetarë të shumtë, për javë të tëra, kanë protestuar kundër ndërtimit të këndit të lojrave dhe betonizimit të Parkut, por Bashkia nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre. Madje disa herë, dhjetra aktivistë janë arrestuar e dhunuar nga policia bashkiake apo e shtetit.

1111


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama