Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të njohur në botë dhe fama e tij duket se ka inspiruar edhe producentët e filmave porno që të shfrytëzojnë imazhin e tij.
Sipas gazetës portugeze "Correo da Manha" një shtëpi produksioni e filmave "hard" ka vendosur të shfrytëzojë popullaritetin e CR7-ës për të shitur produktet e saj.
Përgjegjësi i produksionit ka thënë se filmi do të titullohet "The Ronaldas". "Në këtë moment të gjithë flasin për Europianin dhe ne menduam: Përse të mos përfitojmë? Ronaldo është i famshëm në të gjithë botën dhe kështu do të na ndihmojë për të shitur (produktet) edhe jashtë kufijve",-ka deklaruar Karlos Ferreira sipas "Corriere dello Sport".