Filmimi, në mes të natës, tregon për një hije të errët që shëtitet nga njëra dhomë në tjetrën. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një fantazmë, imazhi i të cilës është më i mirë-regjistruari deri më tani. Gjithçka ndodhi në pak sekonda, përpara syve të fëmijës, i cili sapo sheh fantazmën, nis të bërtas nga frika. Sipas dimensioneve, figura misterioze duket se i përket një burri. Nëna e fëmijëve, tregoi se djali i trembur, i kishte treguar që fantazma kishte dashur të miqësohej me fëmijën.
\'Në muajin dhjetor, më vdiq burri-tregoi gruaja, duke aluduar se shpeshherë, përjetonte ndjenjën se në shtëpi me të ishte edhe dikush tjetër. Lidhur me rastin i cili është përhapur në shumë media, Julian Banks, nga \'Shoqata Britanike për Paranormalë\', thotë se videoja e regjistruar nga 12 vjeçari Reece, përfaqëson imazhin më të mirë të një fantazme, të filmuar ndonjëherë më parë.