Filmohet nje specie e mistershme ne thellesi te detit

Filmohet nje specie e mistershme ne thellesi te detit
Një kamerë zhytëse e komanduar në thellësi të oqeanit filmoi një qenie të mistershme. Vendndodhja e saktë se ku u filmua specia e rrallë ende nuk është bërë publike, por edhe oqeanologët kanë preferuar anonimitetin e tyre. Disa specialistë thuan se bëhet fjalë për një kandil deti, lloji i së cilit është i panjohur. Ndërkohë të shumtë ishin ata të cilët pohojnë se kemi të bëjmë me një placentë balene. Edhe pse në pamje të parë, ngjashmëria e saj me një lloj të rrallë kandili, duket e logjikshme, por organet e qenies së mistershme të filmuara nuk i ngjajnë një kandili deti, kështu, misteri mbetet ende i pa zgjidhur.

Gjithashtu format gjashtëkëndore në lëkurën e kandilit, nuk ngjasojnë me ato të placentës së balenës. Por disa oqeanologë thuan se kemi të bëjmë me “Stygiomedusa Gigantea”, një specie të rrallë kandili deti, i cili mund të arrijë deri në gjashtë metra gjatësi. Ky lloj kandili është regjistruar vetëm 114 herë për 110-vjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama