Financimi i kujdesit Shendetesor

6% e PBB-se qe Shqiperia shpenzon per kujdesin shendetesor eshte e ngjashme (ne te njejtin nivel) me mesataren per vendet me te ardhurat me te uleta mesatare, por sektori publik i Shqiperise ofron nje pjese poshte mesatares te ketyre shpenzimeve. Si pasoje e shpenzimit te ulet ne sektorin publik (shteteror), shpenzimet nga xhepi gjate sherbimit perbejne 60% te financimit sektorial. Niveli i larte i shpenzimeve te drejtperdrejta te familjeve do te thote se sistemi financiar ekzistues i shendetit ofron mbrojtje te kufizuar per popullesine e Shqiperise kunder semundjeve katastrofike apo plagosjeve dhe lejon nje rishperndarje te vogel te burimeve per te mbrojtur grupet me te prekshhme nga traumat shendetesore. Megjithese sigurimi shendetesor eshte i detyrueshem, te dhenat e sondazheve familjare tregojne se vetem 40-45 % e popullise kane ne te vertete nje license te sigurimit shendetesor dhe ne kete menyre perfitojne nga mbulimi. Siç pritet ne nje vend me nje treg pune joformal (jozyrtar), mbulimi eshte shume me i larte ne popullesine urbane dhe grupet me te ardhura me te larta. Kontribuesit aktive perbejne me pak se nje te treten e forces aktive te punes, gje qe flet per nje evazion te madh kontributesh.

Perqindja e larte e pagesave nga xhepi gjate sherbimit dhe jashte nje kuadri te pergjithshem financiar shendetesor krijon pabarazi ne akses, ka nje ndikim te konsiderueshem te varferise dhe kufizon efikasitetin e administrimit sektorial te qeverise. Familjet me te ardhura me te uleta shfaqin nje mundesi shume me te larte per t’u perballur me shpenzime katastrofike te kujdesit shendetesor, sesa familjet ne gjendje me te mire ekonomike. Shpenzimet mesatare nga xhepi per nje seance te kujdesit per paciente te jashtem arrijne deri ne 50 % te shpenzimeve mesatare mujore per fryme te kuintilit me te ulet te konsumit. Megjithese ligji parashikon kujdes falas per pacientet qe shtrohen, te dhenat tregojne se ne te vertete çdo person i shtruar ne spital perballet me kosto te madhe dhe se pagesat jozyrtare (joformale) perbejne te pakten nje çerek te ketyre kostove. Shpenzimet mesatare per kujdesin spitalor arrijne ne katerfishin e shpenzimeve mujore per fryme te kuintilit me te ulet te konsumit. Gjasat per te paguar per kujdesin shendetesor dhe shumat absolute te paguara jane me te uleta ne Tirane dhe me te larta ne rajonet malore. Pabarazi te tilla rajonale jane vertet shqetesuese duke pasur parasysh rastet e shumta te varferise ne rajonet malore. Te dhenat e sondazhit per familjet tregojne se te ardhurat dhe mbulimi i sigurimit jane percaktues te rendesishem per kerkimin e kujdesit shendetesor, pavaresisht nga fakti se perfitimet e sigurimit jane te kufizuara vetem per kujdesin paresor dhe perfitimet e barnave. Sistemi i financimit të shëndetësisë është i copëzuar dhe nuk arrin t’u japë stimuj ofruesve për të rritur efiçencën dhe cilësinë, dhe as nuk përcakton qartë përgjegjësinë për llogari-dhënien Fragmentizimi i vazhdueshem i sistemit financiar shendetesor dhe ndonjehere caktimi i paqarte i pergjegjesive financuese kane rezultuar ne nje mungese te pergjegjesise per performancen sektoriale ne pergjithesi dhe punen e ofrueseve individuale te sherbimeve mjekesore ne vecanti. Sistemit financiar i shendetit eshte i fragmentizuar ne nje menyre te tille qe Ministria e Shendetesise paguan per kujdesin spitalor, rrogat e mjekeve jo te kualifikuar ligjerisht dhe ndonjehere per kosto te tjera operuese per kujdesin paresor, nderkohe qe ISKSH paguan rrogat e mjekeve te kujdesit paresor, barnat me recete dhe diagnozat e sofistikuara. Mundesite e financimit kane ndryshuar here pas here gjate viteve te fundit, ku ndonjehere eshte pritur qe pushteti vendor te mbuloje kostot operative te kujdesit paresor. Si rrjedhoje e burimeve te shperndara te financimit, linjat e pergjegjesive jane te paqarta, sidomos ne nivelin e kujdesit paresor. Prezantimi i pagesave qe ben cdo person qe i ofrohet nje vizite per ato qe nuk mbulohen nga sigurimet shendetesore apo nga ata qe i shmangen kujdesit paresor, nuk eshte aplikuar ne menyre te barabarte dhe ka gjasa per te krijuar pasiguri mes ofrueseve te sherbimit mjekesor dhe pacienteve, duke lene hapesire te mjaftueshme per abuzime. Nderkohe qe pagesat jozyrtare jane relativisht modeste per sherbimin e pacienteve qe nuk shtrohen (ne spital), ato jane shume te perhapura dhe te medha per sherbimin e pacienteve qe shtrohen ne spital. Financimi i bazuar ne inputet nuk u jep ofrueseve te sherbimit mjekesor asnje nxitje per te permiresuar cilesine apo efikasitetin dhe ka cuar ne nje shperndarje gjeografike jo te barabarte te burimeve. Disekuilibri gjeografik ne rrjetin e ofrueseve te sherbimit dhe bazes se burimeve njerezore, se bashku me aksesin e pabarabarte ne sigurimet shendetesore, kane rezultuar ne nje shperndarje teper te pabarabarte te shpenzimeve te sektorit publik per kujdesin shendetesor, ku rajone ne te cilat varferia eshte me e madhe ne pergjithesi marrin shumen me te paket te shpenzimeve publike per shendetin per fryme. GJETJET DHE REKOMANDIMET KRYESORE
A. TRASHEGIMIA 1. Sistemit i kujdesit shendetesor ne Shqiperi para tranzicionit karakterizohej nga nje kontroll i forte i qeverise qendrore ne te gjitha aspektet e sistemit. Pavaresisht nga rrjeti i perhapur (i shtrire gjeresisht) i kujdesit shendetesor paresor, i cili ishte ngritur duke u perqendruar kryesisht ne kujdesin gjate shtatzanise dhe imunizimin, sistemi i kujdesit shendetesor ne Shqiperine e periudhes paratranzicionit drejtohej gjeresisht nga kujdesi dytesor. Sistemi ishte teper i centralizuar, ku Ministria e Shendetesise siguronte dhe rregullonte te gjitha sherbimet shendetesore ne vend dhe vendoste per shperndarjen e burimeve dhe emerimit e personelit te kujdesit shendetesor. Ndertimi i ambjenteve (mjeteve) te reja parapelqehej me shume sesa mirembajtja dhe vazhdimi i aktiviteteve ne infrastrukturen ekzistuese, gje e cila çoi ne perkeqesimin e konsiderueshem te ambjenteve dhe pajisjeve. Shpenzimet korrente te pamjaftueshme, terapi te vjeteruara te barnave dhe teknika mjekesore te vjeteruara rezultuan ne nje cilesi te ulet te kujdesit dhe perdorim joefikas te burimeve.

2. Trazirat civile dhe kriza ne Kosove e demtuan rende sistemin e kujdesit shendetesor gjate viteve 1990. Dhuna dhe trazirat civile sollen si pasoje nje demtim te madh te infrastruktures se kujdesit shendetesor dhe nderprerjen e sherbimeve themelore, duke perfshire ketu edhe imunizimin, si edhe programet e shendetit mjedisor si p.sh cilesia e rrjetit te ujesjelles-kanalizimeve. Pothuajse nje e treta e personelit mjekesor te vendit i braktisen vendet e punes gjate trazirave te vitit 1997. Kriza ne Kosove ne vitin 1999 e demtoi edhe me shume sistemin, duke qene se 4000 refugjate u shtruanne spitale, nderkohe qe te tjere u akomoduan ne spitale nga mungesa e vendeve te tjera per strehim. Kriza shkaktoi deme te metejshme, konsumoi nje sasi te konsiderueshme burimesh dhe i ndaloi reformat strukturore qe sapo kishin nisur ne kete sektor.

3. Nje sere reformash sektoriale u nisen nga mesi i viteve 90-te, por keto pese vitet e fundit eshte bere shume pak progres per çuarjen perpara te tyre. Nderkohe qe eshte perqendruar ne rivendosjen e sherbimeve pas ngjarjeve te fillimit dhe mesit te viteve 90-te, qeveria ka nisur gjithashtu nje sere reformash per te filluar trajtimin (adresimin) e disa dobesive te sektorit ne mesin e viteve 1990. Reformat perfshinin nje ulje ne kapacitetin e rrjetit teper te gjere te sherbimeve, decentralizimin e administrimit te kujdesit paresor ne drejtorite e shendetit publik ne rrethe dhe integrimin e atij te meparshem me funksionet e shendetit publik, privatizimin e sektorit farmaceutik dhe pjeses me te madhe te atij dentar dhe ngritjen e Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor duke pasur parasysh nje ndryshim te deshiruar gradual te sistemit financiar shendetesor. U bene gjithashtu plane per te permiresuar ndjeshem cilesine e sistemit te kujdesit paresor nepermjet investimeve fizike dhe permiresimit te teknikave (aftesive). Keto nisma u nderprene dhe shume pak progres eshte bere ne pjesen me te madhe te sferave te reformes. Disa projekte-pilote ne organizimin e sherbimeve dhe frontin e financimeve jane nisur keto kater vitet e fundit nga te cilat jane nxjerre mesime te vlefshme. Me rishtazi, eshte bere progres inkurajues ne çeshtjet e politikes farmaceutike.
B. REZULTATET DHE SFIDAT NE FUSHEN E SHENDETESISE Rezultatet shendetesore te Shqiperise jane disi me mire se ato te vendeve me te ardhura te mesme jashte treves se Evropes dhe Azise Qendrore, por mbeten mbrapa atyre te vendeve te treves se Evropes Juglindore Pavaresisht nga progresi i arritur, rezultatet e shendetesise ne Shqiperi jane prapa atyre te vendeve ne Rajonin e Evropes Juglindore. Nderkohe qe te gjitha burimet tregojne nje permiresim te treguesve kryesore te rezultateve shendetesore, burime te tjera te dhenash japin nje tabllo te ndryshme ne lidhje me sa mire po ecen Shqiperia ne krahasim me vendet e tjera ne rajon. Sipas pjeses me te madhe te llogaritjeve, rezultatet e shendetit ne Shqiperi jane relativisht te favorshme ne krahasim me vende te tjera me te ardhura mesatare me te pakta jashte jashte rajonit te Evropes dhe Azise Qendrore, por jo me vende te tjera me te ardhura te mesatare me te pakta ne Rajonin e Evropes Juglindore. Mbi bazen e te dhenave zyrtare, Shqiperia gezon jetegjatesine me te madhe ne Ballkan – vetem dy vjet poshte mesatares Evropiane. Burime te tjera e vendosin jetegjatesine ne Shqiperi poshte asaj te vendeve te tjera ne Rajonin e Evropes Juglindore dhe tete vjet poshte mesatares evropiane. Shqiperia ka nivelin me te ulet te jetegjatesise se shendetshme ne Rajonin e Evropes Juglindore. Ne menyre te ngjashme, te dhena te vleresuara, te cilat korrigjojne raportime per shifra me te uleta qe priten, e vene Shqiperine me prapa vendeve te tjera ne Rajonin e Evropes Juglindore persa i perket vdekshmerise foshnjore.

5. Profili demografik dhe epidemiologjik i Shqiperise po ndryshon. Barra relative e semundjeve infektive po ulet nderkohe qe semundjet jo-te transmetueshme jane bere shkaku kryesor i vdekjeve ne popullesine e rritur. Semundjet infektive vazhdojne te jene nje shkak kryesor ne vdekjen e femijeve dhe foshnjave, por nuk jane me nje shkak kryesor i vdekjes tek te rriturit. Megjithese perhapja e HIV-SIDA-it vazhdon te raportohet e ulet, rreziku i transmetimit te virusit HIV eshte i larte per shkak te levizjes se popullesise dhe trafikimit te droges dhe qenieve njerezore. Semundjet jo te transmetueshme, kryesisht semundjet kardio-vaskulare dhe kanceri jane bere shkaku kryesor i vdekjeve tek te rriturit. Rastet e ketyre semundjeve priten te rriten ndjeshem, duke qene se popullesia mbi moshen 65-vjeçare do te dyfishohet ne 20 vitet e ardhshme. Disa studime tregojne se perqindja e rasteve te diabetit eshte me e larte se ne shume vende te Evropes Perendimore dhe ka te ngjare te rritet ndjeshem ne dy dhjetevjecaret e ardhshem. Nder faktoret e rinj kryesore te rrezikut shendetesor jane konsumimi i larte i duhanit, rritja e shpejte e numrit te aksidenteve rrugore dhe ndryshimi i dietave ushqimore. Sistemi i kujdesit shendetesor nuk eshte i pergatitur per t’i bere balles rritjes se semundjeve jo te transmetueshme dhe kurimin e gjate dhe te kushtueshem te tyre.

Sistemi i kujdesit shendetesor ne Shqiperi nuk eshte i pergatitur mire per t’u perballur me perqindjet e rritura te semundjeve ngjitese dhe te rreziqeve te tjera te reja shendetesore 6. Sistemi i kujdesit shendetesor ne Shqiperi nuk eshte i pergatitur mire per te perballuar rritjen e rasteve te semundjeve jo-te transmetueshme dhe rreziqeve te tjera te reja shendetesore. Nje pjese e rendesishme e kushteve te semundjeve kronike mund te parandalohet nepermjet nxitjes se menyrave te shendetshme te jeteses, ekzaminimit dhe masave te kujdesit parandalues paresor dhe dytesor. Perqendrimi i rritur i kujdesit shendetesor parandalues po behet ne kete menyre nje nevoje e ngutshme ne Shqiperi. Kapacitetet per promovimin shendetsor dhe parandalimin paresor dhe dytesor te semundjeve kardiovaskulare dhe kancerit kerkojne nje forcim te ndjeshem. Kjo do te kerkoje perpjekje ne rritje per te ngritur kapacitetet e sherbimeve te kujdesit paresor per te vleresuar ne menyren e duhur faktoret e rrezikut te pacientit dhe per te administruar ne menyre efikase kushtet e atyre qe shfaqin rreziqe te tilla. Kerkohet te behen perpjekje te perbashketa per te permiresuar kapacitetin e nxitjes se shendetit, ne menyre qe te informohet popullesia per faktoret e rinj te rrezikut shendetesor dhe per menyrat e shmangies se tyre. Trajtimi i ketyre faktoreve kerkon bashkerendimin ndersektorial dhe ofrimin e sherbimeve ndaj komunitetit lokal, si edhe forcimin e sistemit te vezhgimit. Instituti i Shendetit Publik eshte ne pozicionin e duhur per te luajtur nje rol kryesor ne keto perpjekje, por kapaciteti i tij do te kerkoje forcim te metejshem dhe burimet qe caktohen per çeshtjet e shendetit publik, perfshire ketu nxitjen e permiresimit te shendetit dhe nismat e reja te shendetit publik, si edhe informacioni shendetesor, do te duhen te rriten per te lejuar nje trajtim (adresim) efikas te ketyre çeshtjeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama