Financimi i universiteteveKategorite e studenteve qe perfitojne tarifa falas

Financimi i universiteteve:Kategorite e studenteve qe perfitojne tarifa falas
Universitetet publike dhe private, do të aplikojnë një sistem të ri financimi i cili do të fokusohet te studenti. Kjo do të thotë se sheti do t’u paguajë studimet studentëve nëpërmjet kuponave, bursave apo kredive. Statistikat flasin për 120 mijë studentë (100 mijë në publik dhe 20 mijë në jopublik) por se kostoja për financimin e të gjithë studentëve do të ishte e pamundur. Deri më tani është menduar që të financohet një kategori e caktuar studentësh; më të mirët e Maturës Shtetërore por edhe studentë të Masterit apo Doktoraturës.

Përfituesit

Pra skema do të jetë favorizuese për ata studentë, që kanë kaluar me sukses Maturën Shtetërore me një prag të caktuar pikësh. “Përmes këtij mekanizmi mund të financohen edhe studimet Bachelor ose studimet profesionale 2-vjeçare postsekondare, por nuk përjashtohen edhe studimet Master në degët më të rëndësishme”, theksoi ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Ai shtoi se do të ketë dhe mekanizma të tjerë financimi për bursa studimi, ku 5% e studentëve më të mirë për çdo fushë, do të përfitojë bursa studimi. Pjesë do të jenë edhe studentët që vijnë nga shtresat në nevojë. Por sipas ministrit, pjesa themelore është financimi publik për çdo student, që do të jetë i vlerëuar mbi bazën e kostos së studimeve. 

Kriteri

Në këtë skemë do të përfshihen universitetet publike dhe private, por me kusht që të jenë jofitimprurëse dhe që  duhet të plotësojnë një standard të pranuar për Shqipërinë dhe të adaptuar me standardet europiane.

Berisha

Në fazën e parë në të cilën ndodhet reforma, në atë të diskutimit, kryeministri Sali Berisha ju ka përcjellë drejtuesve të universiteteve, një apel për bashkëpunim ndërkohë që u shpreh se duhet të punohet shumë në drejtim të cilësisë. Përsa i përket autonomisë, Berisha tha se ajo nuk do të preket pasi është një e drejtë ligjore. "Në shkencë dhe në çdo gjë, modeli që nuk funksionon duhet hedhur, ndaj dhe ne duhet të vendosim një mekanizem të ri financiar, i cili t’ju garantojë ju mundësitë për një liri të vërtetë akademike, t’ju garantoj ju të gjithë mundësitë të ecni në funksion të cilësisë", tha kryeministri Sali Berisha.

Tafaj-Bode

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e cilësoi modelin e ri të financimit, si një hap pozitiv në arsimin shqiptar, ndërkohë që ministri i Financave, Ridvan Bode tha se për të arritur efektivitet në këtë nismë duhet një menaxhim i mirë i fondeve, dhe të gjitha kategoritë e studentëve të përfitojnë në mënyrë të drejtë. "Parimi bazë i reformës së financimit të Arsimit të Lartë do të jetë, fondet publike ndjekin studentin në shkollat e larta publike dhe private që plotësojnë standardin. Kriteret e përfshirjes së një universiteti do të jene dy; do të përfshihen universitetet publike, dhe private me kusht që të jenë jofitimprurëse", u shpreh ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. "Përzgjedhja si objekt i financimit publik, boshtëzimi tek individi tek studenti, përbën zgjedhjen më të drejte ligjore", tha Ridvan Bode, ministër i Financave.

Rektori Kule

Në prezantimin e reformës kanë marrë pjesë rektorë, dekanë, e profesorë të njohur. Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Dhori Kule në fjalën e tij ka shprehur edhe kritika për këtë reformë, e cila në disa vende ka dështuar. Masivizimi i universiteteve, sipas rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Kryetarit të Konferencës së rektorëve, Dhori Kule, “po bën presionin, që kërkon zgjidhje për masën e buxhetit që do të vihet në dispozicion të institucioneve të arsimit të lartë”. Kule tha se deri tani, masivizimi është përballuar përgjithësisht me shkurtim të kohëzgjatjeve të studimeve të financuara nga shteti, rritjen e tarifave të shkollimit dhe me zhvillimin e sektorit privat nga ana tjetër.  Sipas Kules, në procesin e përfshirjes së universiteteve në skemën e financimit, duhet të përcaktohen rregulla strikte dhe monitorim të institucioneve të arsimit të lartë. "Çdo universitet publik dhe privat, duhet të jetë i akredituar nga një agjenci të huaj. Aktualisht, “universitetet publike kanë nevojë për rritjen e kapaciteteve infrastrukturore dhe menaxhuese për të rritur performancën e tyre”, tha Kule. Kjo sipas tij, do të siguronte rritjen e konkurrencës së drejtë, duke u bazuar në logjikën e autonomisë dhe llogaridhënies.

Privatët

Në  konferencën “Reforma Financiare e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, e cila çeli debatin publik mbi mekanizmin e ri financues që do të diktojë rritjen e cilësisë në universitete morën pjesë edhe drejtues të universiteteve private. Përfaqësuesit e universiteteve private në diskutimet e tyre, u shprehën se sektori i Arsimit të Lartë duhet të zhvillohet me parimin e barazisë ndërmjet dy sistemeve, publik dhe privat dhe i konsideruan mjaft të nevojshme ndryshimet e pritshme të sistemit të financimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Reforma e financimit pritet të ndezë debate në javët në vazhdim.

Kule: Po kopjojmë një reformë të dështuar

Kryetari i Konferencës se Rektoreve, Dhori Kule në fjalën e tij ka shprehur edhe kritika për këtë reformë, e cila në disa vende ka dështuar. Masivizimi i universiteteve, sipas rektorit të Universitetit të Tiranës dhe kryetarit të Konferencës së rektorëve, Dhori Kule, “po bën presionin, që kërkon zgjidhje për masën e buxhetit që do të vihet në dispozicion të institucioneve të Arsimit të Lartë”. Sipas Kules, në procesin e përfshirjes së universiteteve në skemën e financimit, duhet të përcaktohen rregulla strikte dhe monitorim të institucioneve të arsimit të lartë.

Privatët: Universitetet në kushte të barabarta

Përfaqësuesit e universiteteve private në diskutimet e tyre, u shprehën se sektori i Arsimit të Lartë duhet të zhvillohet me parimin e barazisë ndërmjet dy sistemeve, publik dhe privat dhe i konsideruan mjaft të nevojshme ndryshimet e pritshme të sistemit të financimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Niveli i autonomisë financiare të universiteteve publike, sipas tyre është ende i brishtë dhe i limituar, ndërsa  gjykuan se nevojitet vendosja në kushte të barabarta e të gjithë universiteteve shqiptare, publike ose jopublike.

Berisha: “Të mos preket autonomia e universiteteve”

Gjatë takimit të djeshëm për financimin e universiteteve kryeministri Sali Berisha ju ka përcjellë drejtuesve të universiteteve një apel për bashkëpunim, ndërkohë që u shpreh se duhet të punohet shumë në drejtim të cilësisë. Përsa i përket autonomisë, Berisha tha se ajo nuk do të preket pasi është një e drejtë ligjore. "Në shkencë dhe në çdo gjë, modeli që nuk funksionon duhet hedhur, ndaj dhe ne duhet të vendosim një mekanizem të ri financiar, i cili t’ju garantojë ju mundësitë për një liri të vërtetë akademike," tha kryeministri Sali Berisha.

Bode: Fondet për arsimin e lartë janë 3-fishuar

“Çdo investim në arsim, duhet t’i shërbejë rritjes së ekonomisë dhe mirëqënies shoqërore në tërësi”, tha ministri i Financave, Ridvan Bode. Duke e cilësuar si të nevojshme përzgjedhjen e modelit të ri financiar për universitetet, Bode theksoi se, “duhet të kemi në konsideratë efikasitetin e përdorimit të fodeve publike, për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në vend. Në pesë vitet e fundit fondet për arsimin publik janë rritur 3 herë, ku arsimi i lartë ka patur rritjen më të madhe. “Nga 16% që ka qenë më parë, tani rritja e fondeve ka shkuar mbi 20%, në 2010”.

Tafaj: Ka kritere për universitetet që do të financohen

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e cilësoi modelin e ri të financimit, si një hap pozitiv në arsimin shqiptar. "Parimi bazë i reformës së financimit të arsimit të lartë do të jetë; fondet publike ndjekin studentin në shkollat e larta publike dhe private që plotësojnë standardin. Kriteret e përfshirjes së një universiteti do të jenë dy, do të përfshihen universitetet publike dhe private, me kusht që të jenë jofitimprurëse", u shpreh ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama