Fiton 40 mln $ ne lotari dhe i jep te gjitha per bamiresi

Fiton 40 mln $ ne lotari dhe i jep te gjitha per bamiresi

Kur Tom Crist i ra zilja e telefonit ndërsa po shkonte të luante golf, gjëja e fundit të priste ishte një telefonatë që ta lajmëronte për fitimin e 40 milionë dollarëve. Duke mos e ditur se çfarë do të bënte me paratë, Crist e mbajti sekreti lajmin duke mos u treguar as katër fëmijëve.

Por, dje 64-vjeçari ka bërë të ditur se çdo cent që ka fituar nga lotaria do t’i japë për bamirësi në ndihmë të kancerit pasi bashkëshortja e tij Jan vdiq nga kjo sëmundje në shkurt të vitit të kaluar në moshën 67-vjeçare. Çifti kishte 33 vjet i martuar.

“Kam qenë mjaftueshëm me shumë fat gjatë karrierës sime. Nuk kam nevojë për ato para”, shprehet Crist që 44 vjet ka punuar si drejtor ekzekutiv në një kompani të pajisjeve elektronike. Ai shton se gruaja e tij do të ishte mahnitur nëse do të merrte vesh për dhurimin e parave të fituara nga lotaria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama