Të humbasësh me Be sëlidhjen nuk është çudi, por të mos prodhosh asgjë për 90 minuta lojë kjo nuk shkon për një ekip si Besa. Ka qenë kjo arsyeja e shpërthimit të trajnerit Ilir Gjyla, i cili, si kurrë më parë, arriti deri në atë pikë sa i quajti diletantë futbollistët e tij. Kavajasit janë shfaqur apatikë, teksa nuk mundën që të krijonin qoftë edhe një episod të rrezikshëm në portën e miqve. Me këtë humbje dhe fitoren e Mamurrasit, Ilirisë e të tjera ekipeve, verdhezinjtë e fusin veten në "vallen" e mbijetesës, ashtu si një vit më parë.
Ndeshja
Ndeshja ka nisur e barabartë, por që në minutat e para u pa qartë se Besëlidhja do të luftonte vetëm për fitoren. Besa u shfaq në fushë me mungesën e organizatorit Duka, qendërmbrojtësit Duro, por edhe Bajazitit të dëmtuar, por pritej që t'u kundërvihej miqve. Që në aksionin e parë të rrezikshëm, në të 6- ën konkretisht, kur vendësit pretendojnë për një pozicion të dukshëm jashtë loje, Gjorgjeviç, i harruar nga mbrojtja, depërton i vetëm dhe shënon.
Ky gol nuk e "zgjon" Besën, madje bën që edhe miqtë ta marrin disi më lehtë, duke e kthyer lojën në të mërzitshme. Madje, disa herë sulmuesit e lezhjanëve u kapën në pozicione jashtë loje. Me kalimin e minutave, shihet një Besë me reparte të ndara, ku mesfusha dominohet nga lezhjanët, ndërkohë që sulmi e mbrojtja vendëse mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Janë minuta ku asnjëra nga skuadrat nuk bind në fushë dhe gabimet janë të shumta. Megjithatë, në minutën e 40-të Hasa çudit tërë stadiumin, kur, i vetëm ngjitur me shtyllën pingule, bën më të vështirën, nxjerr me kokë topin jashtë.
Besa zgjohet në fundin e pjesës së parë, por përsëri pa rezultat. Pjesa e dytë nis me gol. Miqtë fitojnë një 11-metërsh në minutën e 48- të dhe Bajiç dyfishon për të tijtë. Nga ky moment s'ka më histori për Besën, që vazhdon luan pa dëshirë. Janë minuta të mërzitshme për të dy ekipet. Lezhjan- ët tërhiqen prapa, por nuk ka kush t'i sulmojë. Trajneri Ilir Gjyla aktivizon dy të rinjtë Brahimaj dhe Efica, të cilët luftojnë, por nuk kthejnë dot në lojë një Besë të dorëzuar.
BESA-BESËLIDHJA 0-2
GOLAT: Gjorgjeviç 6´, Bajiç 48´ (11-m)
BESA: Roxhers, Perja, Kullolli, Mukja, Biba, A.Çelhaka (Brahimaj 66´), S.Çelhaka (Efica 72´), Leka, Hasa, Sallaku, Bajaziti; Trajner: I.Gjyla
BESËLIDHJA: Bejte, Rexha, Boci, Sykja, Dibra, Gjorgjeviç (Marashi 63´), Hepaj, Sidibe, Hajdari, Camara (Djepaxhia 83´), Bajiç (Hasan 70´); Trajner: S.Nikaj
GJYQTARË: D.Jubica, M.Dervishi, S.Zeka (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: A.Çelhaka 52´, Kullolli 52´, Leka 80'/ Bajiç 30´, Hepaj 56´, Camara 80´, Rexha 82´
Përgatiti: FERIZ FERIZAJ