Në valën e recesionit, kur njerëzit largohen nga puna me të madhe, atij i janë dashur një mijë paraqitje për të gjetur një punë para se t’i buzëqeshte fati.
Jeff Scott është bërë menaxher zhvillimi në një kompani pas 1.000 paraqitjeve për punët në të cilat është paraqitur. Ka pasur gjithçka, thotë ai, prej vendeve të punës për paketim mishi deri tek ajo e kamerierit.
Pasi ka punuar 10 vite në Egjipt, dyzetvjeçari pas pesë muajsh te aplikimeve të lajmërimeve per pune te shpallura ne gazette më në fund mund të merr frymë lirshëm.
“Jam çliruar. Më në fund mund të shkoj normalisht nëpër dyqane, të shoh ofertat e automjeteve të reja, aranzhimet për pushime apo thjesht të blej një shishe të mirë të verës”, thotë fatlumi i cili ka zgjidhur problemin e ekzistencës në një kohë kur për shumë njerëz kjo ka filluar të bëhet problem i vërtetë në Britani të Madhe.