Kjo grua fiton 90 mijë dollarë në vit pa bërë asgjë, përveçse duke ngrënë. Në përpjekjet e saj për t’u bërë gruaja më e shëndoshë në botë, Dona Simpson po përfiton paraprakisht mijëra dollarë nga fansat e saj, të cilët paguajnë për ta parë atë on-line duke ngrënë. Nëna e dy fëmijëve, e cila tashmë e ka marrë një titull si gruaja më e shëndoshë në botë që ka arritur të lindë fëmijë, bën para nga njerëzit kuriozë, që duan ta shohin atë ndërsa ha më shumë se 15 000 kalori në ditë. Dona, 44 vjeçe, peshon 317,5 kg, por është e vendosur të shtojë akoma më shumë kile për të arritur ëndrrën e saj, të peshojë 457 kg dhe të kurorëzohet gruaja më e shëndoshë në botë.