Fitoni rritjen e pages nepermjet palestres

Fitoni rritjen e pages nepermjet palestres
Nëse dëshironi një rritje page, mund ta arrini lehtë… duke shkuar në palestër. Mund të duket një zgjidhje e çuditshme, por ky është përfundimi i një studimi të një universiteti amerikan. Midis 12 mijë të anketuarve, gjysma e të cilëve stërviten rregullisht në palestër dhe pjesa tjetër kryejnë një jetë sedentare. Për të mos krijuar një vlerësim të zhdrejtë, u anketuan njerëz që kryejnë të njëjtën pozicion pune dhe rezultatet treguan se ata që stërviten rregullisht dhe kanë një trup në formë kanë një pagë 9% më të lartë se pjesa tjetër.

Jo vetëm palestra, por edhe ushtrime më pak të mundimshme, përfshi ecjen e përditshme, kanë një efekt pozitiv në të ardhurat individuale, tregoi studimi. Megjithatë, një “diskriminim” i tillë nuk vjen për arsye psikologjike ose të paktën nuk është pasja e trupit në formë arsyeja primare e këtij suksesi. Studimi gjeti një lidhje të qartë midis aktivitetit fizik dhe rendimentit në punë, që rritet dhe ulet në mënyrë të njëtrajtshme”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama