UPDATE/ Dy takimet e fundit për Gurpin C nuk janë inkurajuese për vazhdimësinë e Shqipërisë në finalet e Europianit "Francë 2016".
Gjermania mori kualifikimin si e para në këtë grup pasi mundi me rezultatin 0-1 Irlandën e Veriut, ndërsa Polonia u kualifikua në vendin e dytë pas fitores me të njëjtin rezultat ndaj Ukrainës.
Këto dy ndeshje priteshin me interes për Kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi tri pikët e marra në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë në Grupin A, mbajnë ende gjallë shpresat për kalimin në 1'8-at.
Shqipërisë do t'i kishte ardhur në ndihmë një fitore 4-0 e gjermanëve, në mënyrë që Irlanda të kishte një golavarazh më të dobët. Ndërsa fitorja e Polonisë ndal Ukrainën në vend të fundit.
Irlanda e Veriut - Gjermani 0 - 1
Gjermania fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 mbrëmjen e së martës ndaj Irlandës së Veriut duke u kualifikuar në krye të Grupit C me 7 pikë.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Mario Gomez në minutën e 30´ të pjesës së parë. Gjermania dominoi në 45´ minutat e para duke krijuar disa raste për shënimin e golit të dytë.
Gjermanët kishin një rast të mirë në minutën e 27' të pjesës së parë. Një kros i harkuar nga krahu i djathtë përfundoi pranë Mylerit. Ky i fundit gjuajti me kokë fare pranë portës, por topi përfundoi në shtyllën e majtë të portierit irlandez.
Por Myler nuk u ndal me kaq. Një gjuajte e tij qendrore brenda zonës së rreptësisë në minutën e 34' përfundoi në traversë.
Minutat e pjesës së dytë folën sërish për gjermanët që shkuan më pranë golit të dytë, por pa konkretizuar.
Asgjë për t'u shënuar për Irlandën e Veriut e cila ndalet në kuotën e 3 pikëve. Irlandezët kanë golavorzh më pozitiv se Kombëtarja jonë dhe në klasifikimin e vendeve të treta më të mira renditet para kuqezinjve.
Ukrainë - Poloni 0 - 1
Polonia kualifikohet për në 1/8-at e finaleve të Europianit me 7 pikë sa edhe Gjermania e vendit të parë, por me golavorazh më të dobët.
Kualifikimi erdhi pas fitores 0-1 që Polonia mori mbrëmjen e së martës ndaj Ukrainës. Këta të fundit e mbyllin Europianin pa asnjë pikë në vendin e fundit.