Fitorja me Rumanine Deshamp Vuajtem por u shperblyem ne fund

Fitorja me Rumaninë, Deshamp: Vuajtëm, por u shpërblyem në fund

Didier Deshamp ishte i bindur se ndaj Rumanisë skuadra e tij nuk do ta kishte të lehtë. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i Francës deklaroi ndër të tjera se ekipi i tij u shpërblye me meritë në fund.

Deshamps

"Së pari, e rëndësishme është që e nisëm me fitore. Ekipi rumun nuk ishte i lehtë, ne e dinim se do ta kishim të vështirë për të bërë lojën tonë.

Rumania mbrohej mirë, ndërsa ne bëmë gabime. Kishim shumë shanse, por nuk arritëm të shënonim shpejt. Kemi pasur një problem në finalizimin e aksioneve, por shpërblimi erdhi në fund", ka thënë fillimisht numri një i pankinës së "gjelave".

I pyetur nga gazetarët vendës në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Deshamp theksoi se ishte i bindur se do ta mbyllte lojën me 4 lojtarë me tipare sulmuese.

"U futëm në fushë me synimin e qartë për të fituar. Kjo u pa edhe nga rreshtimi i skuadrës, ku e nisëm me 4 lojtarë ofensivë.

Isha i bindur se në këtë mënyrë do ta mbyllnim ndeshjen, pasi loja e tillë u bë. Rumunët ishin të kujdesshëm dhe e prisnim që do të bënin një lojë të mbyllur, duke mos na lënë të organizoheshim.

Megjithatë, kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe jemi të kënaqur që e nisëm me fitore", përfundoi Deshamp, që u kënaqet tri pikëve të para në Europian.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama