Zyrtarisht sot është afati i fundit i shpalljes së fituesve në universitete. Burime zyrtare pranë Agjensisë Kombëtare të provimeve pohojnë se do të respektohen afatet e përcaktuara dhe lista e fituesve do të shpallet të mërkurën, pra ditën e sotme.
Ndërkohë specialistët janë drejt përfundimit të përllogaritjes së pikëve në bazë të rezultateve të maturës shtetërore. Këtë vit pritet që të zënë vend në auditorë, mbi 30 mijë të rinj në sistemin me kohë të plotë, ndërkohë që ata që nuk do të kenë mundësi të fitojnë në fazën e parë, do të kenë edhe një shans të 2-të nëpërmjet plotësimit të formularit A3.
Por në këtë rast ata do të jenë të kushtëzuar të zgjedhin mes kuotave që do të rezultojnë të paplotësuara në fakultetet përkëtase dhe jo në bazë të meritë preferencës. Ministria e Arsimit ka miratuar koutat për këtë sistem part-time, ku mund të aplikojnë ata që nuk shpallen fitues tek sistemi i ditës. Ndërkohë në total për të gjitha universitetet publike të vendit janë aprovuar rreth 8522 kuota studimi për ciklin part-time.