Fjalekalimet si te mbrojme te dhenat tona

Fjalekalimet, si te mbrojme te dhenat tona
Fjalëkalimi është porta për të hyrë në të dhënat tona dhe si e tillë duhet të jetë e blinduar mirë. Rregulli i parë për gjetur një fjalëkalim të pathyeshëm është zgjedhja e një të tilli për çdo llogari, me kusht që ky të mos jetë diçka e shtrenjtë për ju, çka e bën të lehtë për njerëzit që ju njohin. Dhe nëse kujtesa nuk është pika juaj e fortë, duhet kategorikisht të shmangni dokumente të tipit password.doc, aq më tepër kur ato vendosen në vende të dukshme.

Numra dhe shkronja

Nëse zgjidhni një fjalëkalim shumë të thjeshtë, dikush tjetër mund ta zbulojë. Nëse synoni tek të vështirët, mund ta harroni. Ç’duhet bërë? Ekspertët e sigurisë këshillojnë fjalëkalime me të paktën 8 karaktere, në të cilët mundësisht të alternohen numrat dhe shkronjat. Një nga truket më të thjeshta mund të jetë përdorimi i fjalëve të zakonshme, por të shkruara në të kundërt aspo zëvendësimi i shkronjave me numra. Psh një fjalëkalim si “bernard”, mund të bëhët “dranreb”, apo “b3rn@rd”, apo më mirë akoma “dr@nr3b”. Ideja është zëvendësimi i a-së me @, o-së me zero, e-së me 3 etj.

Ide për fjalëkalime

Një tjetër sugjerim i ekspertëve është krijimi i një fjalëkalimi që të jetë një fjali e plotë, nga e cila merren shkronjat e para të çdo fjale. Kjo fjali mund të jetë një thënie e preferuar apo një titull kënge a filmi. P.sh.  Thënia e Aristotelit “Fatkeqësitë tregojnë kush janë shokë të vërtetë” mund të shndërrohet në fjalëkalimin ftkjshtv, që i kombinuar me numra në vend të disa shkronjave bëhet shumë i vështirë për t’u thyer.

 Ekzistojnë disa programe që ndihmojnë në ruajtjen e fjalëkaimeve pa vënë në provë kujtesën. Një ndër më të mirët është KeePass Password Safe. Në bazë të këtyre programeve qëndron memorizimi i të gjitha fjalëkalimeve që një personi mund t’i duhen, të cilat ruhen në një database të kriptografuar që mbrohet nga një fjalëkalim i posaçëm. Praktikisht,duhet mbajtur mend vetëm një fjalëkalim, ai i llogarisë së fjalëkalimeve.

Fjalëkalimet më të dobëta për vitin 2011

Sipas një kërkimi të kryer nga SplashData, fjalëkalimi më i dobët është vetë fjala password. Në vend të dytë është 123456, i ndjekur nga 12345678, kur kërkohet një fjalëkalim me 8 karaktere. Më tej, listës i shtohet abc123 etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama